
TIRANË– Genc Sejko, i njohur si njeriu i memeve ka ironizuar arrestimin e botuesit Henri Çili. Në një status në Facebook, ai ka publikuar një foto të ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmakut që është edne në kërkim nga policia. Mbi foto Genci shkruan se kjo është një përshendetje.
“Përshëndes arrestimin e Çilit,”- shkruan Sejko mbi foton e Kajmakut.
Dosja.al ka zbuluar ekskluzivisht, se është arrestuar gjatë natës, pronari i UET, Henri Çili, shoferi i tij, avokati Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 23 persona të tjerë. Të arrestuarit akuzohen se kanë ndikuar tek gjyqtarët për të liruar bandën e Lazaratit. Ndaj Çilit rëndojnë akuzat për korrupsion, ushtrim të ndikimit të paligjshëm, falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim detyre.
(f.m/dosja.al)