Politike

‘Gaztori që u bë kryebashkiak’/ Erion Isai shkel me dy këmbë VKM e qeverisë, shkon në ditëlindjen e Bes Kallakut, Sokol Balla shpërthen ndaj Ramës: Të bëri gazin e botës, shkarkoje!

VIDEO
Sokol Balla kritikoi kryeministrin Edi Rama që në asnjë moment nuk ka marrë asnjë masë ndaj Isait edhe pse ai qartazi shkeli ligjin e qeverisë, e cila e solli në pushtet.
Featured image of article: ‘Gaztori që u bë kryebashkiak’/ Erion Isai shkel me dy këmbë VKM e qeverisë, shkon në ditëlindjen e Bes Kallakut, Sokol Balla shpërthen ndaj Ramës: Të bëri gazin e botës, shkarkoje! Sokol Balla, Edi Rama, Erion Isai dhe Bes Kallaku

TIRANË– Moderatori dhe gazetari i njohur Sokol Balla ka kërkuar shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut socialist Erion Isai. Në një monolog të shkurtër në fillim dhe në fund të emisionit të tij, “Real Story”, Balla kritikoi kryeministrin Edi Rama që në asnjë moment nuk ka marrë asnjë masë ndaj Isait edhe pse ai qartazi shkeli ligjin e qeverisë, e cila e solli në pushtet. Edhe pse socialisti shkeli hapur rregullat e caktuara nga qeveria Rama, sipas gazetarit ia hodhi paq për të mos u ndëshkuar, por të njëjtin fat nuk e kishin efektivët e Policisë, të cilët u shkarkuan nga detyra.

Të ftuarit shkelën rregullat. Qindra qytetarë paguajnë gjoba çdo ditë por jo të ftuarit e gazëtorit personal të presidentit Ilir Meta. Edi Rama se të merret me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin duhet të merret në fakt me kryetarin e Bashkisë së Ersekës, një tjetër gazëtaror që po bën kryeministrin gazin e botës në opinionin publik,“-u shpreh Balla. 

PJESË NGA FJALA E SOKOL BALLËS:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tek ajo çetë ka pasur njerëz publikë dhe të çetës së qeverisë. Edi Rama ka të drejtë.  Shqipëria jeton ditë të errëta. Në këtë festë ka edhe njerëz të papërgjegjëshëm. Presidenti është i papërgjegjshëm dhe ndan përgjegjësinë me Ramën. Kryeministri me të drejtë ka kritikuar shembullin e keq, negativ, që disa persona publikë kanë dhënë në një ditëlindje të një komediani të njohur, ku ka marrë pjesë dhe presidenti i Republikës. Kritikë për një ditëlindje publike. Nuk e di nëse do ta bënte këtë nëse aty nuk do ishte Presidenti, zonja e parë dhe zjo që ai e quajti “çeta e tij, çeta e Ilir Metës”. Por ka një problem, te ajo çetë ka pasur njerëz publikë, dhe një pjesëtarë çete, i një çete tjetër, asaj të qeverisë. Le të themi që Rama ka të drejtë. Ditëlindja e gaztorit të njohur ishte turp, jo më shumë për atë vetë por për të ftuarit VIP të Instagramit që shkelën çdo rregull etik dhe ligjor sepse nxorrën pa u bërë pështypje gjithcka në publik. Kjo kur Shqipëria jeton ditë të errëta për shkak të pandesmisë, kur qeveria çon njerëz me zor në gjumë në orën 10 të darkës dhe mbush me gjoba njerëzit e thjeshtë. Presidenti i Republikës është i papërgjegjshëm dhe nga pikëpamja kushtetuese, ndërsa politikisht e ndan përgjegjësin përgjysmë, duke i dhënë gjysmën Edi Ramës, i cili në pamundësi për të ndëshkuar atë, shkarkon 6 policë. Nëse nuk do kishte shkarkuar 6 policët sot nuk do isha duke thënë asnjë fjalë. Por të heqësh nga puna 6 hallexhinj ndërkohë që në atë festë ishte një kryetar socialist bashkie, ndaj të cilit nuk merret asnjë masë, është turp dhe hipokrizi. Turp! Kryetari i Bashkisë së Ersekës që rri shumicën e kohës në Tiranë, një gaztor i katapultuar në politikë me skemën e njohur të Edi Ramës, sot bën gazin e botës qeverinë që e ka zgjedhur. Ai mbetet i pandëshkuar dhe koston ja lë qeverisë dhe kryeministrit që e zgjodhi në Ersekë, për faqen e zezë të socialistëve, të cilët u detyruan të votonin një gaztor të nivelit të dytë. Sot gaztori i qeverisë që festonte me Ilir Metën është i pandëshuar dhe qëndron në detyrë. Ndërkohë që duhet të shkarkohej menjëherë. Kodi Penal parashikon ndjekje penale për ata që shpërndajnë virusin. Kryeministri nuk mund të tallet me ne të tjerët kur njeriu i tij me zë dhe figurë pranë Ilir Metës, sfidonte nervat tona të lodhura nga pandemia. Doni një shembull zoti Kryeministër? Guvernatori i Kalifornisë është nën presion për t’u larguar sepse u kap duke festuar në një restorant. Morali është moral. Ligji është i barabartë për të gjithë. Edi Rama para se të na kritikojë për masat dhe të merret me Ilir Metën, të shkarkojë në fillim kryetarin e tij të bashkisë së Ersekës. Nuk është moral por “common sense”.

Ditëlindja e aktorit të humorit Bes Kallaku ka trazuar ujërat e politikës shqiptare. Ai kishte mbledhur për 35 vjetorin e lindjes miqtë e tij më të afërt, bashkë me ta edhe presidentin Meta dhe bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi. Administratori i lokalit në të cilin u zhvillua festa u gjobit, ndërsa Meta disa ditë më parë pretendoi se gjatë festës ishin respektuar të gjitha masat. 

(k.m/dosja.al)

3 Komente në “‘Gaztori që u bë kryebashkiak’/ Erion Isai shkel me dy këmbë VKM e qeverisë, shkon në ditëlindjen e Bes Kallakut, Sokol Balla shpërthen ndaj Ramës: Të bëri gazin e botës, shkarkoje!

  1. Rama eshte ..SHEFI i gaztorve …i ka me shumic ne Ps aq shum ka sa ska ku ti coj me par ti bej kryebashkiak apo drejtor i pelqejn shum gaztoret se edhe vet shquhet per Humorin e holl qe ka ..po kta i duhen me tall …karriken..

  2. Nuk jemi ne perandori z. gazetar. Ai eshte i votuar, keshtu qe vetem vota e shkarkon. Sa te veshtire e kini te respektoni rregullat e demokracise……………

    • Zoti Balla. Kjo eshte nje kritike politike, apo realisht jeni i indinjuar nga shkelja e rregullave kunder korones. Se ne fakt as ju nuk po mereni vesh nga cila force politike fryni e shtryni me fjale e terma, qe corodisni njerezit me keq se politika e se vete corona.
      Te kritikosh nje veprim te caktuar eshte nje gje, por te kerkosh shkarkimin e nje anetari te qeverise duke ofenduar e duke u futur padrejtesisht ne rutinen e tij (qe ne vetevete permban dhe akuza) vetem per faktin se ndodhet ne nje gezim familjar (qe ska lidhje fare me politiken)
      Ky eshte ne vetvete Komunizem.
      Dhe ju gazetaret shpesh jeni Gaztoret me qesharake te nje niveli te frikshem.
      Nuk je Askushi per te kritikuar e akuzuar pa fakte dhe pa vertetuar qofte nje fjale te vetme ne ato qe thoni.
      Nuk mbeti aty problemi i pandemise aq me keq problemi i ketij populli.
      Ktheni syte nga problemet reale te hallexhinjve te ketij vendi, se ju gazetaret jeni po ashtu nje sfide e lodhshme nervash po aq sa pandemia.

Shto Koment