Politike

‘Lekët na i mori Covidi’/ Gazment Bardhi takim me pensionistët në Elbasan, të moshuarit: Me Berishën hanim mish, kishim ruajtur 5 leke për vdekje, i prishëm

VIDEO
Bardhi tha se në Elbasan qeveria i ka lanë në baltë njërëzit, veçanërisht pensionistët.
Featured image of article: ‘Lekët na i mori Covidi’/ Gazment Bardhi takim me pensionistët në Elbasan, të moshuarit: Me Berishën hanim mish, kishim ruajtur 5 leke për vdekje, i prishëm Gazment Bardhi

ELBASAN– Drejtuesi politik i qarkut, Gazment Bardhi u takua me disa pensionistë në qytetin e Elbasanit, të cilët ngritën tre probleme kryesore, largimin e fëmijëve në emigracion gjatë këtyre 8 viteve, blerjen e shërbimit shëndetësor me lekë dhe pensionet që kanë ngecur në vend, pa u rritur.


Bardhi tha se në Elbasan qeveria i ka lanë në baltë njërëzit, veçanërisht pensionistët.

Kishim ruajtur 5 leke për vdekje, i prishëm të gjitha, na i mori covid” – u shpreh një pensioniste, e cila tha se kishin harxhuar 300-400 mijë për ilaçet, pa marrë falas as edhe 1 aspirinë.”

“Në 8 vite vetëm zero. Ne pensionistët në fund fare kemi shkuar. Në kohën e berishës hanim të gjithë mish, tani nuk e shohim me sy.”- theksoi një pensioniste e revoltuar me braktisjen nga qeveria këto 8 vjet.

Këta pasuruan vetëm veten dhe varfëruan popullin. Çmimet u rritën të gjitha, pensionet në vendnumëro, siç ka ngecur dhe Shqipëria në vendnumëro.”– tha Bardhi, i cili u shpreh i bindur se vendit i duhet një kryeministër si Lulzim Basha për ta çuar përpara.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edhe çifti tjetër i pensionistëve jetonte vetëm, pasi tre fëmijët kanë ikur në emigracion, për shkak të mungesës së punës në Elbasan. “Nga qarku i Elbasanit kanë ikur 75 mijë qytetarë në këto 8 vjet, rreth 25 % e popullisë. Nuk është bërë ansjë hap përpara” – tha Gazment Bardhi.

Dëshmitë e çiftit pensionist flasin për një jetë shumë të vështirë.

Gjendja ekonomike është shumë, shumë, shumë keq. Marr 200 mijë lekë pension, por me inflacionin që është, realisht marr 100 mijë lekë. Po të ra sëmundja je i mbaruar, po nuk pate lekë.” – u shpreh pensionisti.

Edi Rama bërtet për shëndetësi falas, por shëndetësi falas nuk ka. 300 mijë vende pune jo, ulje e kostos së jetesës jo, përkundraxzi, na e rriti, prandaj na duhet ndryshimi. Jo më me premtime boshe. E vetmja punë që kjo qeveri ka bërë është vjedhja e lekëve të buxhetit dhe pasurimi për vete. Nuk justifiojnë as pasurinë e deklaruar, ndërsa shëiptarët marrin rrugët. Këtë do ta ndryshojmë më 25 prill”– tha Gazment Bardhi.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment