Politike

Vendimi i KED për Vorpsin, PD reagon ashpër: Provat që publikoi Presidenti janë tronditëse, Etilda Gjonaj ndërhyri për të botuar në Fletoren Zyrtare

  • Presidenca paralajmëron padi në SPAK për Ministrinë e Drejtësisë
  • Në reagimin e tij Bardhi shprehet se ndërhyrja e ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj për të botuar emërimin e gjyqtares Arta Vorpsit në 'Kushtetuese' është një akt i paprecedentë. 
    Featured image of article: Vendimi i KED për Vorpsin, PD reagon ashpër: Provat që publikoi Presidenti janë tronditëse, Etilda Gjonaj ndërhyri për të botuar në Fletoren Zyrtare

    TIRANË – Partia Demokratike  ka reaguar me anë të sekretarit të përgjithshëm, Gazment Bardhit lidhur me dokumentet e publikuara sot nga presidenti Ilir Meta. Në reagimin e tij Bardhi shprehet se ndërhyrja e ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj për të botuar emërimin e gjyqtares Arta Vorpsit në ‘Kushtetuese’ është një akt i paprecedentë.   

    Qeveria boton në Fletoren Zyrtare një akt për llogari të KED-së, që sipas Kushtetutës është një institucion pa asnjë lidhje me Qeverinë. Është një tjetër akt i paprecedentë që minon ndarjen dhe balancimin mes pushteteve, shtetin ligjor dhe besimin e qytetarëve tek drejtësia, zhbën Reformën në Drejtësi dhe thellon krizën politike dhe institucionale në vend,”-shkruan Bardhi.

    Reagim i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Tentativa kriminale e Edi Ramës për uzurpimin e Gjykatës Kushtetuese u çmontua sot me të tjera fakte të pakundërshtueshme nga Institucioni i Presidentit të Republikës. Qeveria e Edi Ramës me Etilda Gjonajn, Parlamenti i Edi Ramës me Gramoz Ruçin, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i Edi Ramës me Ardian Dvoranin tani janë të provuar me dokumenta zyrtarë se janë pjesë e një organizate mafioze për të asgjesuar pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese që në lindje. Me një skemë kriminale, Qeveria ka ndërmarrë veprime aktive për t’i rrëmbyer kompetencën kushtetutese Presidentit të Republikës për emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese dhe për të emëruar aty një shërbëtore politike të Qeverisë. Dokumentat e bërë publikë nga Presidenti janë tronditës. Qeveria boton në Fletoren Zyrtare një akt për llogari të KED-së, që sipas Kushtetutës është një institucion pa asnjë lidhje me Qeverinë. Është një tjetër akt i paprecedentë që minon ndarjen dhe balancimin mes pushteteve, shtetin ligjor dhe besimin e qytetarëve tek drejtësia, zhbën Reformën në Drejtësi dhe thellon krizën politike dhe institucionale në vend.

    Presidenti Ilir Meta dhe Këshilltari i tij Ligjor, Bledar Dervishaj kanë dalë sot në një deklaratë për mediat, ku kanë publikuar dokumente të reja për emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Dervishi ka thënë se këto janë prova të reja për shkeljet e Kushtetutës dhe ka paralajmëruar padi në SPAK për Ministrinë e Drejtësisë. Po ashtu kanë thënë se dhe Dvorani ka bërë shkelje të tjera. 

    (k.m.dosja.al)

    Shto Koment