Politike

“Kemi info dhe nga PS”, Gazment Bardhi zgjeron hartën e dekriminalizimit: Po hetohet një kryetar bashkie në qarkun e Tiranës

Sipas prokurorisë në hetime do të përfshihen vendimet penale të dhëna ndaj zyrtarit të lartë të Bashkisë i paditur nga PD, si person me të shkuar kriminale, dhe shkelës i ligjit për dekriminalizimin. Ky është emri i fundit i denoncuar nga PD, si kryebashkiak.
Featured image of article: “Kemi info dhe nga PS”, Gazment Bardhi zgjeron hartën e dekriminalizimit: Po hetohet një kryetar bashkie në qarkun e Tiranës Gazment Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i PS

TIRANË- Njësia e dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme ka nisur verifikimet mbi të shkuarën e Agron Malajt, sot kryetar bashkie në Burrel, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit. Sipas prokurorisë në hetime do të përfshihen vendimet penale të dhëna ndaj zyrtarit të lartë të Bashkisë i paditur nga PD, si person me të shkuar kriminale, dhe shkelës i ligjit për dekriminalizimin.

Ky është emri i fundit i denoncuar nga PD, si kryebashkiak. Këtë të hënë në emisionin Opinion, sekretari i Përgjithshëm i PD-së tha: “Veprimi është i tillë, ne marrim indice nga qytetarët nga strukturat tona, nga struktura brenda PS. Ka patur raste për denoncime për një apo dy individë kemi marrë informacione brenda PS. Ne pasim marrim indice pastaj i verifikojmë. Denoncimet janë anonime dhe ne i ruajmë anonimitetin. Verifikojmë fillimisht se çfarë ka deklaruar vetë personi. Pastaj shikojmë nëse personi ka udhëtuar apo jo në drejtim të vendit ky dyshohet se ka kryer veprën penale apo është i dënuar. Në momentin që dalim në konferencë këta persona janë verifikuar nga ne”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zoti Bardhi tha se janë dhe 10 raste të tjera, duke përfshirë ehde një kryetar bashkie në qarkun e Tiranës. “Kemi dhe 10 raste të tjera. Jemi duke e verifikuar rastin. Pogradeci është një prej atyre rasteve (Sic u denoncua dhe në Opinion). Ka indicie të qenësishme, jemi duke provuar në fazën përfundimtare për një kryetar bashkie në qarkun e Tiranës. Është e vërtetuar por enden nuk kemi në dorë dokumentacionin”, shtoi më tej Bardhi.

(Marrë nga Opinion.al)

Shto Koment