Politike

Marrëveshja për ‘Zgjedhoren’, Bardhi: Propaganda mbuloi thelbin, Rama t’i hapë rrugë zgjedhjve të lira

Më tej në reagimin e Bardhit shtohet se qeveria duhet të heq gjendjen e jashtëzakonshme dhe tu hapë rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Featured image of article: Marrëveshja për ‘Zgjedhoren’, Bardhi: Propaganda mbuloi thelbin, Rama t’i hapë rrugë zgjedhjve të lira Gazment Bardhi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm, i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas arritjes së konsensusit mes palëve. Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se  sot është arritur konsensus që palët të bëhet me ndërjemtësimin e ndërkombëtarëve.

Më tej në reagimin e Bardhit shtohet se qeveria duhet të heq gjendjen e jashtëzakonshme dhe tu hapë rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Propaganda është më e ethshme se asnjëherë për të mbuluar thelbin e asaj që u arrit me ndërmjetësimin e partnerëve ndërkombëtarë: 1.Reforma zgjedhore nuk do të diktohet nga qeveria e votave të blera. 2.Vendimet për reformën zgjedhore do të marren me konsensus jashtë Parlamentit ilegjitim. 3. Parlamenti është vetëm noter formal i vendimeve të tryezës politike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përfaqësimi në tryezën e reformës zgjedhore me një nga arkitektët e blerjes së votës është në turpin e PS. Në dorën tonë nuk është të zgjedhim kundërshtarin, por të bëjmë çdo gjë për zbatimin e reformës zgjedhore, që çon vendin drejt zgjedhjeve. Në dorën e qeverisë është të heqë gjendjen e jashtëzakonshme dhe t’u hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme”, shkruan Bardhi.

Opozita dhe maxhoranca kanë arritur sot në konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. Tryeza erdhi kur pas një takimi suprizë me aleatët, kryedemokrati Lulzim Basha doli dhe tha formalisht emrat e dy negociatorëve në dialogun me PS, pavarësisht se gjithçka ishte bërë gati më herët me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi kanë marrë pjesë sot për herë të parë në një takim jashtë Parlamentit për miratimin e një reforme. SHBA, BE dhe OSBE kanë mbeshtetur këtë tryezë duke thënë se me bashkëpunim të vitjohet deri në fund. I kënaqur me opozitën është shfaqur dhe Rama.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment