Aktualitet

“Për Blertën nga Ani…”,Gazetarja zbulon detajet tronditese: Policia nuk mblodhi provat nga horrori në kombinat

Gazetarja Anila Hoxha ka akuzuar policinë dhe prokurorinë, se nuk kanë mbledhur provat nga horrori në Kombinat. Ajo ka listuar një sërë provash që duhet të ishin analizuar, si blloku i shënimeve të Anisës, apo kartëvizita e një personi me emrin E.C.
Featured image of article: “Për Blertën nga Ani…”,Gazetarja zbulon detajet tronditese: Policia nuk mblodhi provat nga horrori në kombinat Familja Josifi dhe Anisa e vdekur

TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha ka akuzuar  Prokurorinë dhe Policinë, se nuk kanë kryer asnjë veprim hetimor për ngjarjen e rëndë në Kombinat, ku nënë e bijë u vetëflijuan, pasi besonin te ringjallja. Hoxha ka listuar një sërë provash në vendin e ngjarjes, të cilat duhet të ishin mbledhur dhe analizuar nga policia, disa prej tyre të dorëzuar nga i afërmi i tyre, siç ishte broshura për vetëmjekim apo parandalimin e sëmundjeve.

Më tej gazetarja ka shtuar, se policia duhet të kishte analizuar gjithashtu bllokun e shënimeve që Anisa i kishte lënë Blertës “për Blertën nga Ani”, copat e letrave, foton me 6 persona të tjerë apo kartëvizitën e një personi me emrin E.C. Gjithashtu Hoxha ka kërkuar nga policia dhe prokuroria, që të bëjnë publike veprimet konkrete në lidhje me këtë çështje.

Reagimi i plotë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Horrori vazhdon…
Mendoni pak nje njeri qe ju as nuk e njihni, por dini qe ai ka humbur dy te aferme ne nje akt vetflijimi ende te panjohur se nga cfare u shtyne . Në këtë tragjedi ai nderkohe shpreson qe e mbijetuara Blerta te kthehet menderisht dhe fizikisht. Ky njeri se bashku me te tjeret, pasi humbi Anisen dhe Zhaneten, i drejtohet serisht autoriteteve. Vec dhimbjes , ai eshte i ngarkuar me nje pako plot me prova qe autoritetet, pra edhe policia edhe prokuroria nuk i moren te plota nga tmerri qe pane e kaluan ne banesen e famljes Josifi. Nga neglizhenca. Ose sido qe te quhet eshte e pafalshme. Prova qe duhet te ishin marre seriozisht , nese shteti shqiptar ka ndermend te hetoje seriozisht nese ka apo jo sekte qe influencojne ne mendjen e qytetareve dhe i deformojne derisa shkojne tek thrilleri. Prova qe administrohen nje jave me vonese dhe kur nderkohe java iku me burokracira, asnje i pyetur asnje veprim hetimor, asnje kontroll kamerash edhe pse qytetaret vazhdojne tme shkruajne ne facebook duke me vene ne dijeni “Zhani shperndante fletushka deri ne fund te 2018 prane unazes se re…Zhanin e kemi pare tek Selvia… “. E te tjera Dua te di cfare veprimesh konkrete ka kryer policia vec kqyrjes se baneses? Zero veprime. Cfare veprimesh ka kryer prokurori? Zero veprime, asnje kerkese per pergjim ..asnje kontroll sallash te dyshimta .. zero zero zero..
A nuk do quhej e rendesishme per hetimin broshura qe e vetdorezoi vete i afermi ku grate mësohen si te parandalojne semundje e te vetmjekohen? A nuk do ishte po aq i rendesishem emri Cinztanza …..nga Holanda bashkangjitur dhe numri i saj i telefonit?
A nuk do ishte i rendesishem fotografia e Anises se bashku me gjashte persona te paidentifikuar? Blloku i shenimeve ‘Per Blerten nga ANI”?
Po kartvizita e nje E.C, i cili eshte lider shpirteror ne nje vend kulti ne Tirane?
Shenimet Jeharah Shammah Zoti im? Po copat e letrave te shkruara me laps si pershembull ‘Prit eshte Refia ne banje… ma hapma deren kur te mundesh ose e hap une vetem me thuaj…hapma cezmen.. hajde….me duhet te rish edhe nje ore aty se keta tek Teoja jane aty… ?” Ka nje sere gjurmesh qe grate e vdekura dhe e mbijetuara kane lene. Sot mbush nje jave nga zbulimi i ketij horrori dhe ende nuk ka asnje emer. Paaftesi per institucionet kur familja vazhdon te dorezoje prova dhe ne ende nuk e dime si quhet ky sekt qe te cmend dhe te vret. Vazhdoni flini, me ate gjumin qe duhet tju ishte prishur para shume vitesh kur femije e adoleshente i jepnin fund jetes dhe kur shume te tjere nderrronin jete ne duar mjekesh pasi nuk pranonin ndihme.
Cfare duhet te ndodhe ende?

Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut dhe tronditi opinionin publik. Në pallatin parafabrikat mbrapa ish-Mapos rruga “Hamdi Cenoimeri”, dy trupat e vdekur të dy grave kanë “bashkëjetuan” për ditë me radhë me banorët e lagjes. Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe Anisa Josifi 30 vjeçe, u gjetën të vdekura në banesë, ndërsa në gjendje të rëndë ishte edhe vajza tjetër e Zhanetës, Blerta Josifi 34-vjeçe. Kjo e fundit bashkë me nënën e saj kishin mbajtur në banesë trupin e pajetë të Anisës, të cilin e lyenin me vaj e uthur që të mos binte erë. Në banesën e tyre të thjeshtë në këtë lagje të Tiranës, policia gjeti shënime fetare, ku u mësua se nëna dhe dy vajzat kanë qenë praktikante të sektit të njohur si “Dëshmitarët e Jehovait”. Blera ndodhet e shtruar në spitalin Psikiatrik të Tiranës.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment