Aktualitet

Gazetarja: S’kam energji në shtëpi, OSHEE-ja s’jep shpjegime, i thonë mashtrim apo jo?

Erjona Rusi ka denoncuar se ka telefonuar OSHEE-në për të marrë informacion pasi nuk kishte energji në banesën e saj por nuk ka mundur dot të lidhet me këtë institucion.
Featured image of article: Gazetarja: S’kam energji në shtëpi, OSHEE-ja s’jep shpjegime, i thonë mashtrim apo jo? Gazetare Erjona Rusi
Përditësuar:

Tiranë- Gazetarja Erjona Rusi ka treguar se ka telefonuar OSHEE-në  pasi në banesën e saj nuk kishte energji elektrike dhe për 30 minuta resht numri i këtij institucioni dilte i zënë.

“Unë kam mbi 30 minuta që telefonoj dhe me del vetëm një mesazh zanor shumë i sjellshëm por që nuk më jep dot shpjegim se pse nuk kam energji ne shtëpi që prej 1 ore.
Tani këtij i thonë apo jo MASHTRIM??? “, shprehet ajo.

Reagimi:

Në qershor 2016 OSHEE njoftoi vendosjen e nje nr telefoni per çdo ankese te qytetareve. Une kam mbi 30 min qe telefonoj dhe me del vetem nje mesazh zanor shume i sjellshem por qe nuk me jep dot shpjegim se pse nuk kam energji ne shtepi qe prej 1 ore.
Tani ketij i thone apo jo MASHTRIM???
Meposhte njoftimi i bere nga OSHEE:

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton të gjithë qytetarët që në rast defektesh apo për çdo lloj ankese në numrin e telefonit 04 227 4141. Ju lutem, merrni ne konsiderate nr 04 227 4141 per tu informuar rreth defekteve/ankesave ose cdo info tjeter per OSHEE. Call center nga ora 7 e mengjesit deri ne 11 te mbremjes, ne cdo dite, perfshi te shtune dhe te diele”.

p.s: nese arrin njeri te komunikoje, amani pyesni a do vije energjia ne Laprake?

J.V/Dosja.al

Shto Koment