Aktualitet

Gazetarja Anila Hoxha zbulon çfarë i tha prokurori pas atentatit: Nuk dëgjuam as zhurmët e armëve

Anila Hoxha foli për takimin që ajo ka pasur me prokurorin Arian Ndoja pas ngjarjes së të premtes. 
Featured image of article: Gazetarja Anila Hoxha zbulon çfarë i tha prokurori pas atentatit: Nuk dëgjuam as zhurmët e armëve Arjan Ndoja dhe Anila Hoxha

TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha foli në “Open” në Top Channel për atentatin ndaj atentatit të prokurorit Ndoja.

Anila Hoxha foli për takimin që ajo ka pasur me prokurorin Arian Ndoja pas ngjarjes së të premtes.

“Më tha që nuk ishte ai objektivi i këtij atentati. E pyeta se nëse kishte arritur ti shikonte atentatorët dhe se tek kush dyshonte. Prokurori mu përgjigj se atentati kishte ardhur në mënyrë të papritur dhe se nuk kishin dëgjuar as zhurmët e armëve, aq shpejt kishte ndodhur”, tha gazetarja Hoxha.

Më herët gazetarja Anila Hoxha bëri lidhjen mes tre personave që ndodheshin në makinë. Si prokurori Ndoja dhe “Rrumi” lidhen së bashku nga pronat në Gjirin e Lalzit.

Si ndodhi atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja?

Një skenë hollivudi e krimit shqiptar u përsërit tw shtunwn në vendin e njohur si Mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Makina tip “Benz”, ku po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, ra pre e një atentati, pasi një makinë tjetër “Benz”, ngjyrë gri, nisi të qëllonte me breshëri, duke lënë të plagosur të tri personat që po udhëtonin në këtë makinë.

Prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij, ish-polici i Krujës Andi Maloku dhe një person i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale, Landi Muharremi (Aleksandër Laho), ngelën të plagosur pasi ndaj tyre u qëlluan mbi 20 plumba.

Atentatorët dyshohet se janë një skuadër vrasësish me pagesë, ndërsa pak orë pas ngjarjes në Ishëm, u gjet makina e tyre e padjegur, dhe brenda ndodheshin dy armët e përdorura në këtë atentat, përkatësisht dy kallashnikovë AK-47. Dosja i ka kaluar prokurorit Anton Martini, ndërsa Ndoja ka thënë se nuk i njeh autorët e atentatit.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment