Showbiz

Gazetari zbulon identitetin e partneres së Rezart Veleshnjas, aktori: E di sa sekret e kam mbajtur, bravo të qoftë

Gjatë intervistës së Rezart Veleshnjës në 'E diell' u zbulua se aktori ka nisur një lidhje të re dhe se partnerja e tij është bjonde.
Featured image of article: Gazetari zbulon identitetin e partneres së Rezart Veleshnjas, aktori: E di sa sekret e kam mbajtur, bravo të qoftë Rezart Veleshnja

TIRANE– Aktori i humorit, Rezart Veleshnja ishte i ftuar ditën e sotme në “E diell”, aty ku foli si rrallëherë për jetën private dhe për partneren e tij. Edhe pse ai ka preferuar ta mbajë sekret identitetin e vajzës që i ka rrëmbyer zemrën dhe nuk ka publikuar kurrë foto me të në studio u zbulua diçka më shumë për të.

Ai u shpreh gjatë intervistës se ajo nuk është e famshme dhe ka respekt për privatësinë e saj.

Mirëpo ishte gazetari Ervin Kurti ai i cili tha se e njihte partneren e aktorit madje ishe gati ta thoshte edhe emrin e saj.

Emrin nuk do ta them, por do zbuloj diçka nga pamja e saj. Është bjonde“, tha Ervini.
Përfundimisht ky është agjent i CIA-s. E di sa sekret e kam mbajtur dhe ti arrite deri këtu. Bravo të qoftë!”, i tha Rezarti Ervinit.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment