Aktualitet

Gazetari Tomorri: Vendi në krizë, koncesioni i Ramës merr 5 milionë euro paradhënie

Sipas Tomorrit, në një kohë pandemie, kur qeveria dhe buxhetit i shtetit përballen me shumë vështirës, një pagesë e tillë ngre dyshime të forta.
Featured image of article: Gazetari Tomorri: Vendi në krizë, koncesioni i Ramës merr 5 milionë euro paradhënie Klodian Tomorri, gazetar

TIRANË- Gazetari i njohur i ekonomisë, Klodian Tomorri ishte i ftuari i gazetares Juli Krisafi në Syri TV, ku tema kryesore e diskutimit ishte pagesa paradhënie prej 6 milionë eurosh që qeveria ia ka bërë inceneratorit të Tiranës. Sipas Tomorrit, në një kohë pandemie, kur qeveria dhe buxhetit i shtetit përballen me shumë vështirës, një pagesë e tillë ngre dyshime të forta.

“Nuk ka asnjë rëndësi e asnjë urgjencë të paguhen para për inceneratorin, aq më tepër tani që vendi është përballë një krize të thellë ekonomike., ndoshta më e thella në 30 vitet e fundit, duke përjashtuar vitin 97. Dhe një nga dimensionet më të ashpra të kësaj krize është situata e vështirë e financave publike, për shkak se kemi rënie të të ardhurave nga që ekonomia është bllokuar, bizneset nuk punojnë dhe nuk paguajnë taksa. Dhe kemi rritje të shpenzimeve që qeveria po bën për të paguar rrogat e punonjësve që kanë humbur punën. Financat dhe buxheti janë tronditur. Pranda u detyruan të bëjnë dy akte normative për shkurtuar para nga koncesionet.

Inceneratori i Tiranës për këtë vit ishte programuar për tu paguar fillimisht vetëm 200 milionë lekë por në komisionet parlamentare të ekonomisë shifra u rrit çuditshëm. Nga 200 shkoi në 700 milionë lekë, rreth 6 milionë euro.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kur koncesionet e tjera preken, kur qeveria ka përgjysmuar pagesat për disa prej tyre. Kjo kontratë është paguar një më një sipas fondit të parashikuar në buxhet. Dyshimi i parë që lind është: si ka mundësi që një kontratë shërbimi vjetore, pra një fond prej 500 milionë lekësh, që ishte programuar për shërbimet e të gjithë vitit, të paguhet në 4 muajt e parë të vitit? Si mundet që pikërisht sot, kur buxheti  është në këtë situatë bëhet një pagesë prej 650 mijë eurosh? Çfarë ka? Ose ka patur informacion, ose dikush nuk ka dashur të shkurtojë fondet për këtë koncesion. Ndërkohë që ne kemi parë personazhe të mazhorancës të hedhin ide për uljen e rrogave, madje edhe të pensioneve. Dhe ne e dimë kush është niveli i pensioneve në Shqipëri”, tha Tomorri.

(Marrë nga Syri)

Shto Koment