Aktualitet

Gazetari Telnis Skuqi: 5 azilantë shqiptarë me Covid-19 që në muajin janar

Në një status në profilin e tij në Facebook, Skuqi shkruan se në muajin janar janë paraqitur në shtetin skandinav 5 raste azilantësh shqiptarë me Covid-19.
Featured image of article: Gazetari Telnis Skuqi: 5 azilantë shqiptarë me Covid-19 që në muajin janar Telnis Skuqi

TIRANË– Gazetari shqiptar, që jeton dhe punon në Norvegji, Telnis Skuqi, ka deklaruar se në muajin janar janë regjistruar pesë raste shqiptarësh të infektuar me Covid-19.

Në një status në profilin e tij në Facebook, Skuqi shkruan se në muajin janar janë paraqitur në shtetin skandinav 5 raste azilantësh shqiptarë me Covid-19.

Ai shton më tej se ka qenë vetë ai, personi që ka informuar azilkërkuesit në fund të janarit për infektimit, dhe se kur dëgjon kryeministrin që të thotë se nuk ka pasur infektime në muajin janar, i vjen të thotë: Hapu dhe!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Personalisht nuk më lejohet të identifikoj emrat e azilkërkuesve shqiptarë në Norvegji, për arsye profesionale dhe etike. Po ku dëgjoj Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të thotë, se: “Në janar nuk ka pasur raste të personave të identifikuar me Covid-19”, më vjen një e ulëritur nga shpirti dhe i them vetes: -“Hapu dhé”. Unë jam i bindur se Ministria e Shëndetësisë është informuar nga Qeveria Norvegjeze????????, se pesë azilkërkues shqiptarë (sigurisht pa identifikuar emrat) kanë rezultuar me asymptomatik Covid-19.

Shteti skandinav ka një protokoll shëndetësor shumë rigoroz. Nëse një person kryen një analizë dhe rezulton negativ, i interesuari nuk merr kurrë përgjigje, por nëse rezulton pozitiv, personi informohet menjëherë. Vetëm unë kam informuar pesë azilkërkues në fund të janarit. Ata janë habitur se si është e mundur që Covid-19 nuk është zbuluar qysh në Shqipëri. Fatmirësisht të pesë azilkërkuesit shqiptarë në Norvegji gëzojnë shëndet të mirë, ndërsa qendra e pritjes ku ata jetojnë ka marrë masa të rrepta dezinfektimi,“- shkruan Skuqi.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment