Aktualitet

Gazetari nxjerr emrat: Pasi i vunë vetë kriteret, Rilindja i vendosi në krye të institucioneve kryesore

Vezaj ka përmendur emrat si Gent Ibrahimi, Sokol Sadushi, Helidon Bendi dhe Skënder Gjinushi që sipas tij pasi kanë vendosur vetë kriteret janë bërë drejtues të institucioneve kryesore në vend.
Featured image of article: Gazetari nxjerr emrat: Pasi i vunë vetë kriteret, Rilindja i vendosi në krye të institucioneve kryesore Gent Ibrahimi, Sokol Sadushi, Helidon Bendi dhe Skënder Gjinushi

Tiranë- Gazetari Flamur Vezaj është shprehur së fundmi se ata që angazhohen me reformimin e një institucioni, si në aspektin ligjor apo ndryshimet në strukturat e tjera pas mbarimit të reformës bëhen kryetarë të këtyre institucioneve.

Vezaj ka përmendur emrat si Gent Ibrahimi, Sokol Sadushi, Helidon Bendi dhe Skënder Gjinushi që sipas tij  janë bërë drejtues institucionesh në qeverinë Rama. Ai shpjegon më tej se me qeverinë e Rilindjes nëse je pjesë e ndonjë reforme, e ke të sigurt vendin e drejtorit pasi i vendos vetë kriteret. 

Reagimi i plotë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Te besh reformen per vete!
##
Vetem ne Shqiperi ndodh qe ai qe angazhohet ne reformimin e nje institucioni, si ne aspektin ligjore apo ndryshimet ne strukturat e tjera, pas mbarimit te reformes behet kryetar i atij institucioni! Dhe shembuj per kete tashme jane bere disa ne qeverisjen e Rilindjes!
#Gent Ibrahimi, nje nga anetaret kryesor te reformes ne drejtesi, u be kryetar i KLP-se!
#Sokol Sadushi, nje nga anetaret qe reformuan ligjin per Shkollen e Magjistratures, merr mandatin e drejtorit perseri!
#Helidon Bendo pas ikjes se V.Ajazit me detyren e ushtruesit te komanduar beri reforma ne aspektin ligjor, rikonstruktoi institucionin, strukturat e saj dhe u emerua vet ne krye te SHISH-it!
#Skender Gjinushi, i emeruar si nje nga anetaret per te reformuar Akademine e Shkencave dhe pas ndryshimeve te ligjit dhe levizjeve te tjera (politike) behet vet kryetar!
Etj etj ..ne pritje jane edhe disa si Arta Marku …
#Ja pra ne qeverine e Rilindjes nese je pjese e ndonje reforme, te sigurt e ke vendin e kryetarit apo drejtorit te institucionit te reformuar sepse i vendos kriteret sipas atyre qe vet i ploteson! #hajt_suksese# #Na_u_bene_institucionet_si_toke_e_xanun_dikur#

J.V/Dosja.al

Shto Koment