Bota

Zbuloi vendndodhjen e Presidentit të Francës, arrestohet gazetari në Francë

Një grup protestuesish më pas u mblodhën para teatrit pasi u publikuan informacione në mediat sociale se presidenti Macron ishte brenda teatrit Bouffes du Nord në Paris.
Featured image of article: Zbuloi vendndodhjen e Presidentit të Francës, arrestohet gazetari në Francë Gazetari francez

FRANCË– Gazetari francez, Taha Bouhafs është arrestuar nga Policia, pasi në rrejetet e tij sociale postoni vendodhjen e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron. Sipas postimit të Bouhafs, Macron ishte në një teatër në Paris dhe dhjetëra protestues ishin mbledhur kundër tij.  

Ndodhem në tetarin ‘Bouffes du Nord’. Tri radhë pas presidentit të Francës. Disa protestues janë këtu dhe po i ftojnë të gjithë këtu. Përgatitjet janë duke u zhvilluar. Sonte mund të ketë ndonjë ngjarje”, shkroi gazetari.

Një grup protestuesish më pas u mblodhën para teatrit pasi u publikuan informacione në mediat sociale se presidenti Macron ishte brenda teatrit Bouffes du Nord në Paris. Forcat franceze të sigurisë evakuuan presidentin e vendit Emmanuel Macron nga teatri për shkak të tentativës së protestuesve antiqeveritarë për të hyrë brenda.

Kundër Macron kanë nisur protesta në Francë, për shkak të planit të qeverisë për reformën e pensioneve. Grevat dhe protestat kanë nisur që në vitin 2019, dhe duket se qytetarët nuk do tërhiqen nga kërkesa e tyre që qeveria të ndryshoj planin. Sot një grup qytetarësh goditën dhe dogjën një restorant që ishte i preferuar nga Presidenti Macron.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment