LIVE UPDATES
Ekonomi

Gazetari Klodian Tomorri ANALIZON “gropën” në sektorin e bujqësisë: 40% e popullsisë s’përfitojnë nga rritja ekonom

30 Shtator 2021, 13:53 Nga DOSJA
Gazetari Klodian Tomorri ANALIZON “gropën” në sektorin e

TIRANË– Gazetari i Ekonomisë, Klodian Tomorri ka analizuar të dhënat e prezantuara lidhur me ekonominë e vendit nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delinda Ibrahimaj dhe zv.kryeministri Arben Ahmetaj. Me anë të një postimi të bërë në Facebook, Tomorri shkruan se rritja ekonomike me më shumë se 17%, në krahasim me vitin e kaluar, është normale madje njihet si term ekonomik rigjallërim i formës V, tipik për recesionet pandemike. Por gazetari është kapur tjetërkundër, në sektorin e bujqësisë. Siç edhe bënë me dije Ahmetaj e ministrja, pikërisht ku sektor në të cilin ushqehen më shumë se 40 % e popullsisë nuk ka asnjë rritje.

“Dy sektorët që kanë udhëhequr rritjen ekonomike në tremujorin e dytë janë ndërtimi dhe industria. I pari zgjerohet nga ekspansioni i qeverisë dhe mësymja e parave me prejardhje të dyshimtë. I dyti, është shfrytëzim i mirëfilltë i burimeve natyrore të vendit, nga i cili përfitojnë vetëm disa. Tani e kemi përgjigjen se pse bujqësia nuk rritet. Bujqësia është sektori i vetëm që nuk preket nga politikat ekspansioniste të qeverisë dhe sigurisht as nga paratë e krimit sepse trafikantët nuk ndërtojnë sera,”-shkruan ndër të tjera gazetari.

Paraditen e sotme në një konferencë për shtyp, si Ahmetaj dhe Ibrahimaj folën për një rritje ekonomike, duke justifikuar edhe bilancin negativ të shënuar në sektorin e bujqësisë.

POSTIMI I PLOTË:

Ekonomia përtej euforisë qeveritare

Në kohë normale, një rritje ekonomike prej 17.89 për qind do të justifikonte edhe festime në rrugë. Por në ekonominë e çuditshme të vitit 2021, e vetmja që ka arsye të festojë dhe të bëjë politikë është qeveria. Ndërsa qytetarët, jo dhe aq shumë. Së pari, shifra 17.89 për qind sado impresionuese të duket, nuk është dhe aq e jashtëzakonshme. Ky është një rigjallërim i formës V, tipik për recesionet pandemike. Ekonomia tkurret fortë për shkak të mbylljes dhe rimëkëmbet po kaq fort menjëherë sapo hiqen masat kufizuese të pandemisë. Pra kur ekonomia tkurret me 11 për qind, për efekt të bazës është e pritshme që shifra e rimëkëmbjes në tremujorin korrenspondues të vitit tjetër të jetë po dyshifrore.

Me pak fjalë, në Shqipëri nuk po ndodh asnjë mrekulli, po vetëm ajo që po ndodh gjithandej. Konsideroni Eurozonën. Në të njëjtën periudhë, ekonomia e pasur e Eurozonës u rrit me 14.3 për qind vit më vit. Jo shumë larg në terma relative me Shqipërinë, por shumë larg në terma absolute. Të ardhurat për frymë në Eurozonë janë 3 herë më të larta se në Shqipëri. Rrjedhimisht për të mbajtur hapin e ekonomisë europiane, Shqipëria duhet ta ketë rritjen ekonomike të paktën tre herë më shumë se Eurozona. Në cdo skenar tjetër, qytetarët shqiptarët varfërohen në terma relativë krahasuar me fqinjët e tyre të BE-së.

Së dyti, si zëvëndëskryeministri ashtu dhe ministrja e Financave u kujdesën të vinin në dukje se rritja është me bazë të gjerë. Formalisht kjo duket sikur është në rregull, pasi nga 12 sektorë të ekonomisë, 11 regjistruan rritje. Por sërish, djalli qëndron në detaje. Sektori i ekonomisë, që nuk u rrit ishte bujqësia. Aty jetojnë dhe punojnë më shumë se 40 për qind e popullsisë. Pra rritje me bazë të gjerë, ku 40 për qind e popullsisë as kontribuojnë dhe as përfitojnë nga rritja ekonomike! Kjo është pak larg të vërtetës.

Qeveria e ka përgjigje edhe për këtë. Zv/kryeministri Arben Ahmetaj e justifikoi stanjacionin e bujqësisë me faktin se ndoshta qeveritë e mëparshme kanë manipular shifrat e këtij sektori gjatë viteve të shkuara. Por teksa INSTAT dhe EUROSTAT do të numërojnë lopët anembanë vendit për të gjetur të vërtetën e qeverisë, ka dhe një të vërtetë tjetër. Arsyeja se pse bujqësia nuk rritet mund të jetë më e thjeshtë se sa numri i lopëve.

Dy sektorët që kanë udhëhequr rritjen ekonomike në tremujorin e dytë janë ndërtimi dhe industria. I pari zgjerohet nga ekspansioni i qeverisë dhe mësymja e parave me prejardhje të dyshimtë. I dyti, është shfrytëzim i mirëfilltë i burimeve natyrore të vendit, nga i cili përfitojnë vetëm disa. Tani e kemi përgjigjen se pse bujqësia nuk rritet. Bujqësia është sektori i vetëm që nuk preket nga politikat ekspansioniste të qeverisë dhe sigurisht as nga paratë e krimit sepse trafikantët nuk ndërtojnë sera.

Ekspansioni qeveritar financohet gjithmonë me borxh. Në dy vitet e fundit, qeveria ka marrë 1.3 miliardë euro borxh, ndaj një pjesë e shifrave pompoze të ekonomisë janë të inflatuara me borxh. Rritja ekonomike e ushqyer me borxh nuk bën pjesë tek formulat e shëndetëshme për të rritur mirqënien e një vendi.

Së treti, shifrat e një tremujori nuk tregojnë asgjë për shëndetin e një ekonomie. Ajo që vlen më shumë është trendi i saj afatgjatë. Në tetë vitet e fundit, që nga koha kur kjo qeveri ka ardhur në pushtet, ekonomia shqiptare është rritur mesatarisht me 1.9 për qind në vit. Ky është problemi i vërtetë. Shqipëria, vendi më i varfër i Europës ka një dekadë të plotë me rritje stanjative. Dhe do të duhen shumë tremujorë me rritje të shpejtë, që kjo të ndryshojë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi klodian tomorri rritja ekonomike ne shqiperi klodian tomorri rritja ekonomike ne shqiperi

Sondazh

Poll
Ekonomi 30 Shtator 2021, 05:34

Bankat janë OK me stres testet në skenarin bazë

Kapitalizimi i sektorit bankar i ka kaluar me sukses provat e radhës së rezistencës të ushtruara nga Banka e Shqipërisë në skenarin bazë.Megjithatë, provat treg...

Ekonomi 29 Shtator 2021, 13:41

Përveç problematikës së mësimit me turne dhe orëve të shkurtuara, kryesisht në shkollat e kryeqytetit, prindërit e nxënësve të klasës 4-c në shkollën kon...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni