Aktualitet

Gazetari holandës tregon asyet: Pse partitë qeveritëse kërkuan heqjen e vizave për shqiptarët

Gazetari holandez, Vincent Triest,  i cili punon për mediat e huaja në Shqipëri tregon arsyet që sipas tij janë të vërteta për vendimin e Parlamentit kundër shqiptarëve.
Featured image of article: Gazetari holandës tregon asyet: Pse partitë qeveritëse kërkuan heqjen e vizave për shqiptarët Gazetari Vincent Triest dhe Parlamenti i Holandës

TIRANË- Pak ditë më parë Parlamenti i Holandës, votoi një mocion për kthimin e vizave për shqiptarçt ku shimica e anëtarëve votuan pro. Por në Shqipëri ku lajm u prut ndryshe nga kahët politike, pasi opozita e quante një shuplakë kundër qeverisë, e maxhoranca si një vendim që buronte nga racizmi.

Gazetari holandez, Vincent Triest,  i cili punon për mediat e huaja në Shqipëri tregon arsyet që sipas tij janë të vërteta për vendimin e Parlamentit kundër shqiptarëve. Në një reagim në Facebook, ai shprehet se se propozimi dhe votimi është bërë nga 3 prej 4 partive që qeverisin sot Holandën.

POSTIMI I GAZETARIT

Debati i vizave dhe abuzimi me faktet në Shqipëri

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Një nga abuzimet e shumta qe po dëgjoj për vizat dhe Holandën, është që kemi të bëjmë me një “propozim nga Partia raciste e Geert Wilders”. Në fakt mocioni në parlament nuk është bërë nga anëtarët e partisë së ekstremistit Wilders. Por nga 4 partitë kryesore (Demokristianët, Partia Socialiste, Unioni Kristian dhe Liberalët). Pra kemi të bëjmë me një propozim të 3 nga 4 partitë e qeverisë.

Një tjetër fakt që nuk kemi të bëjmë me ekstremizëm, është se atë ditë u hodh poshtë propozimi që do të bllokonte liberalizimin e vizave për Kosovën. Për Shqipërinë 105 deputetë ngritën dorën, ndërsa për Kosovën 48.

Kjo për shkak se, ndryshe nga Shqipëria, për Kosovën nuk u dha alarmi nga policia dhe prokuroria holandeze”.

(A.B Dosja.al)

Shto Koment