Aktualitet

Gazetari hedh dyshime të forta për Kajmakun: Si i ka marrë Prokuroria shenjat e gishtave?

Gazetari Xhevahir Zhabina tha se Prokuroria e Përgjithshme, sektori i dekriminalizimit nuk ka shumë të dhëna. Sipas tij ka një diçka të dyshimtë për mënyrën se si iu morën shenjat e gishtave kryebashkiakëve të akuzuar nga PD.
Featured image of article: Gazetari hedh dyshime të forta për Kajmakun: Si i ka marrë Prokuroria shenjat e gishtave? Gazetari Xhevahir Zhabina

TIRANË- Partia Demokratike tha këtë të martë se Gjykata e Janinës konfirmoi se Agim Kajmaku ishte në kërkim nga drejtësia greke, pasi është arrestuar në Janar 2003 me emrin Jorgo Toto dhe se ai e kishte fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.

Këtë të martë në emisionin Opinion është diskutuar pikërisht për këtë çështje, kryebashkiakët që kanë pasur probleme me drejtësinë.

Gazetari Xhevahir Zhabina tha se Prokuroria e Përgjithshme, sektori i dekriminalizimit nuk ka shumë të dhëna. Sipas tij ka një diçka të dyshimtë për mënyrën se si iu morën shenjat e gishtave kryebashkiakëve të akuzuar nga PD.

Prokuroria e përgjithshme nuk ka më shumë të dhëna se sa ka publikuar PD. Pak a shumë është ajo që ka publikuar PD. Prokuroria, është në pritje të letër porosive nga Greqia. Rasti i Kajmakut është më specifik. Rasti i adresës që është ngatërruar për njoftimin e marrjes. Mënyra e dhënies së shenjave të gishtave. Valdrin Pjetri për shembur është paraqitur vetë. Për rastin, Kajmaku Prokuroria i ka marrë nga kompania që nxjerr pasaportat. Prokuroria është justifikuar se i duheshin sa më shpejtë. Nuk di të jetë marrë në pyetje nga prokuroria, priten letër porositë”, tha gazetari Xhevahir Zhabina.

Për juristin Jordan Daci, në këtë rast ka dështuar shteti. Sipas tij dhe marrëveshja mes Prokurorisë dhe KQZ për këtë çështje ka dështuar. Daci tha se opozita është ndihmuar nga partnerët e huaj.

(Marrë nga Opinion.al)

Shto Koment