Aktualitet

Gazetari Driçim Caka jep lajmin e rëndë: Preng Gjini mund të ketë pasoja të përjetshme, i ruhej një atentati dhe kishte braktisur Rrëshenin

Në një lidhje në emisionin “Opinion”, Caka tha se burime nga Spitali i Traumës kanë treguar se Gjini mund të ketë pasoja të përjetshme në këmbë, por tashmë prioritet ka jeta e tij.
Featured image of article: Gazetari Driçim Caka jep lajmin e rëndë: Preng Gjini mund të ketë pasoja të përjetshme, i ruhej një atentati dhe kishte braktisur Rrëshenin Driçim Caka

TIRANË– Gazetari Driçim Caka ka dhënë një lajm të rëndë në lidhje me gjendjen e rëndë shëndetësore të Preng Gjinit, që sot ra pre e një atentati me tritol. Në një lidhje në emisionin “Opinion”, Caka tha se burime nga Spitali i Traumës kanë treguar se Gjini mund të ketë pasoja të përjetshme në këmbë, por tashmë prioritet ka jeta e tij.

Mund të ketë pasoja të përjetshme në këmbë, por kjo do të diskutohet edhe më vonë, ajo që ka prioritet tashmë është që Preng Gjini të jetojë,”- tha Caka.

I pyetur në lidhje me jetesën që bënte Gjini, Caka tha që shënjestra e atentatit të sotëm po ruhej.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në fakt ai i ruhej një atentati. Ai jetonte më tepër në Tiranë dhe kishte kohë që ishte larguar nga Rrësheni. Ky lloj atentati është i vështirë, sepse nuk lë asnjë lloj gjurme të autorëve në vendin e ngjarjes. Gjithsesi policia ka mbledhur të gjitha kamerat e sigurisë,”- shtoi gazetari më tej.

Preng Gjini mbeti i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme. Ai ra pre e një atentati me tritol, teksa udhëtonte me automjetin e llojit Mercedez Benz, të tipit “A Class”. Bashkë me të kanë mbetur edhe dy persona të tjerë të plagosur, të cilët ndodheshin rastësisht pranë mjetit kur ndodhi ngjarja.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment