Politike

Gazetari analizon Partinë Socialiste: Veliaj pasardhës i Ramës, Ditmir Bushati një alternativë

Sulo tha se edhe ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është alternativë e mundshme për drejtimin e PS-së.
Featured image of article: Gazetari analizon Partinë Socialiste: Veliaj pasardhës i Ramës, Ditmir Bushati një alternativë Ditmir Bushati, Arion Sulo dhe Erion Veliaj

TIRANË- Gazetari Arion Sulo i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora u shpreh se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është pasuesi potencial i kryeministrit Edi Rama, me vetë kontributin e këtij të fundit.

Më tej Sulo tha se edhe ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është alternativë e mundshme për drejtimin e PS-së, ndërsa theksoi se amendamentet e paraqitur sot nga ky i fundit vinin në dukje pakësimin e rolit të qeverisë në negociata dhe marrjen e një roli  të ri më të madh të parlamentit.

Një rezolutë për çështjen e negociatave po e miraton edhe Kuvendi i Shqipërisë, por sot kemi dëgjuar Bushatin që ka kërkuar disa amendime dhe një ndër pikat kryesore ka qenë edhe përfundimi i reformës zgjedhore brenda 2019. Duket sikur ka edhe një sinjal nga ana e mazhorancës pavarësisht se Bushati nuk është në kuotat më të larta.

Nuk është në kuotat më të larta, por ndërkohë çdo ditë kemi lajme nga Bushati. Dje fliste në një intervistë për vetëkorrigjim të PS-së për të mos kaluar në vetëshkatërrim. Pra është ai zëri ndryshe i PS-së. Për mendimin tim në të ardhmen, edhe të afërt, pas një viti apo dy vitesh do të jetë mbase alternativë e zotit Veliaj nesër, për drejtimin e PS-së. Do kandidojë, do ketë grupin e vet, platformën e vet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po flisni sikur Rama nuk do të ekzistojë pas dy vitesh në PS.

Po edhe mund të tërhiqet. Duke i shkuar kalendarit normal do kemi zgjedhje në 2021 që nëse Rama i humbet i bie të tërhiqet. Por mund të kemi edhe një kalendar zgjedhjesh të parakohshme që nëse i humbet tërhiqet. Në politikë gjithmonë flitet për pasuesin. Deri tani pasuesi më potencial dhe i mundshëm në PS mendohet Erion Veliaj me kontributin e vetë Ramës. Duke i dhënë mandat të dytë, duke mos pasur rivalë të tjerë siç ishin me largimin e Tahirit. Zotin Bushati e shoh një alternativë në PS. 

Por dhe pikërisht amendametet që ka kërkuar sot për Komisionin e reformës Zgjedhore për rezolutën e negociatave vinin në dukje mbarimin e reformës zgjedhore, por edhe pakësimin e rolit të qeverisë në këto negociata dhe marrjen e një roli  të ri më të madh të parlamentit. Pra një rol kontrolli nga parlamenti, mbi qeverinë për procesin e negociatave. Kjo është politike shumë, pra qeveria e zotit Rama të kontrollojë.

(Marrë nga RTV Ora

Shto Koment