Aktualitet

Gazetari amerikan Peter Maass akuza Peter Handke, i zbulon ‘dashurinë e fshehtë’ për Jugosllavinë, publikon dokumentin që mori nga Millosheviçi

Ky çmim ngjalli shumë debate në Shqipëri dhe Kosovë, pasi shkrimtari Handke njihej si mbështetës i nacionalizmit serb dhe adhurues i Sllobodan Millosheviçit. "Dashuria" e Handkes për Millosheviçin ka shkuar deri aty sa ai ka mohuar genocidin e ndodhur në Srebenicë.
Featured image of article: Gazetari amerikan Peter Maass akuza Peter Handke, i zbulon ‘dashurinë e fshehtë’ për Jugosllavinë, publikon dokumentin që mori nga Millosheviçi Pasaporta Jugosllave qe Handke kishte marre nga regjimi jugosllav ne 1990

SHBA- Fitimi i çmimit Nobel për Letërsi nga autori austriak Peter Handke nuk u prit mirë nga mbarë opinioni i gjerë dhe ngjalli reagime të shumta. Ky çmim ngjalli shumë debate në Shqipëri dhe Kosovë, pasi shkrimtari Handke njihej si mbështetës i nacionalizmit serb dhe adhurues i Sllobodan Millosheviçit. “Dashuria” e Handkes për Millosheviçin ka shkuar deri aty sa ai ka mohuar genocidin e ndodhur në Srebenicë.

Gazetari amerikan, Peter Maass ka risjellë sërish vëmendjen në këtë çështje dhe ka zbuluar detaje të reja. Në një postim në Twitter, gazetari ka zbuluar se simpatia e Handke për Millosheviçin dhe serbët ja qenë aq e madhe sa ai ishte pajisur edhe me një pasaportë jugosllave.

Të gjithë sytë duhet të jenë te organizata që shpërndan “Çmimet Nobel”. Çmimi më i rëndësishëm letrar në botë i ka shkuar një shkrimtari të akuzuar për mohimin e gjenocidit në Srebenicë dhe rezulton se ai fshehurazi kishte edhe një pasaportë të atij regjimi që kreu gjenocidin. Shpresoi që në ditët dhe javët që po vijnë, kur Handke të marrë zyrtarisht çmimin e tij Nobel muajin tjetër, ne të mësojmë më shumë rreth arsyes pse ai posedon këtë pasaportë, nëse ai mbante dy nënshtetësi atë austriake dhe atë jugosllave. Gjithashtu të kuptojmë se çfarë do të thotë kjo për librat e tij dhe si duhet në t’i pranojmë ato. Besoi se duhet një arsye e mjaftueshme për t’u lidhur me një regjim kriminal, për të cilin unë mendoi se pranimi i një pasaporte jugosllave (nëse je personazh publik si Handke) ishte e pakonceptueshme.

Kam zbuluar se fituesi i çmimit Nobel, Peter Handke mori një pasaportë nga Jugosllavia e Sllobodan Millosheviçit në 1999 dhe pasaporta shënoi kombësinë e Handke si kombësi jugosllave. Handke fitoi çmimin “Nobel për Letërsi” muajin e kaluar duke nxitur zemërimin se i kishte shkuar një shkrimtari, i cili vazhdimisht mohonte ose minimizonte gjenocidin serb të myslimanëve të Bosnje në fillim të viteve 1990. Simpatia e Handke për serbët ka qenë gjithmonë e qartë dhe ai nuk e ka fshehur atë; polemika ka të bëjë me mohimin e tij. Por pasaporta, e pa raportuar deri më tani, shton një faktor të ri dhe potencialisht të paqëndrueshëm. Ajo tregon se Handke ishte më afër regjimit të Millosheviçit sesa dihej më parë. Kjo pasaportë është lëshuar nga Ambasada Jugosllave në Vjenë më 15 qershor 1990. Në anën e majtë të pasaportës pak sipër fotografisë së Handke renditet kombësia e tij si jugosllave. Ka shumë pyetje në lidhje me pasaportën jugosllave të Peter Handke dhe unë përpiqem t’ju përgjigjem atyre sa mirë që të mundem. Kam gjetur fotografi të pasaportës së tij në një arkiv dixhital, të krijuar disa vjet më parë nga Biblioteka Kombëtare Austriake. Këtu është faqja disi e paqartë, ku fotot ishin postuar si thonjëza (ato u fshinë pasi fillova të bëja pyetje për to). https://handkeonline.onb.ac.at/node/2495

Unë i verifikova fotot duke kontaktuar mikun e Handke-së. (para se fotot të fshiheshin). Shoku i Handke tha se ishte Handke ai që i kishte dhënë pasaportën atij dhe ai i kishte postuar në këtë faqe. Marrja e një pasaporte nga Jugosllavia e Millosheviçit në 1999 ishte një veprim i jashtëzakonshëm për pothuajse çdo të huaj. Në atë kohë, Jugosllavia përgjithësisht konsiderohej një komb i jashtëligjshëm. Sh.B.A dhe aleatët e saj sapo kishin përfunduar një fushatë 78-ditore të bombardimeve për të detyruar ushtrinë e Millosheviçit të dilte jashtë Kosovës. Në Kosovë, si dhe në Bosnje, forcat ushtarake serbe u akuzuan për krime lufte përfshirë, në rastin e Bosnjës, genocidin. Millosheviç u akuzua për krime kundër njerëzimit vetëm tre javë përpara se Handke të merrte pasaportën nga regjimi i tij.“, shkruan Maass.

Çmimi “Nobel për Letërsi” për vitin 2018 dhe 2019 iu dha dy lauretëve, Olga Tokarczuk dhe Peter Handke. Dhënia e këtij çmimi për austriakun Handke është pasuar me reagime të ashpra dhe kritika të forta. Kjo sepse shkrimtari austriak është një adhurues i “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviç.

(E.S. Dosja.al)

 

Shto Koment