Showbiz

“Gazetare në menopauzë”, Françeska irritohet me Anila Bashën për fotot me hashash: Herën tjetër, tymos me mua (VD)

Një ditë pas publikimit të këtyre fotove, ka qenë vetë ish-banorja e Big Brother që i ka kthyer përgjigje portalit, duke iu drejtuar vetë gazetares Anila Basha.
Featured image of article: “Gazetare në menopauzë”, Françeska irritohet me Anila Bashën për fotot me hashash: Herën tjetër, tymos me mua (VD) Anila Basha dhe Franceska Jace

TIRANË– Portali “Newsbomb”, që administrohet nga gazetarja Anila Basha një ditë më parë publikoi një lajm me disa foto ku ish-banorja e Big Brother, Françeska Jaçe, shihej duke tymosur hashash.

Ndër të tjera në lajm theksohej se Françeska kishte prishur qetësinë e pushuesve më këtë veprim, pasi rreth e rrotull sipas “Newsbomb” kishte edhe fëmijë.

Një ditë pas publikimit të këtyre fotove, ka qenë vetë ish-banorja e Big Brother që i ka kthyer përgjigje portalit, duke iu drejtuar vetë gazetares Anila Basha.

Me anë të postimeve në Instagram, Jaçe e quan Bashën një gazetare dhe redaktore në menopauzë. Ajo thekson më tej se herës tjetër, kur të ketë në plan të tymosë, do ta thërrasë edhe Anilën, pasi sipas ish-banores së BB, gazetarja është në stres.

Ja përse mund të tmerrohen pushuesit ose burrat e grave të shqetësuara….Pushime të mbara, relaksohuni njerëz, redaktore e gazetarë në menopauzë. Është fund gushti. Anila Basha, zemra, herës tjetër të ftoj dhe ty se e shoh që je shumë e stresuar,”– shkruan Françeska Jaçe krahas dy videove teksa ekspozon të pasmet dhe tymos sërish.

Në këtë postim, modelja ka etiketuar edhe gazetaren.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment