Rajoni

Gazetarë dhe kameramanë të lënduar, plagosen 19 policë dhe 17 demonstrues nga protestat në Serbi

Mes protestave të dhunshme në Serbi mbrëmjen e së mërkurës kanë mbetur të plagosur 19 policë dhe 17 demonstrues, gjithashtu mësohet se janë lënduar edhe gazetarë dhe kameramanë gjatë raportimit live nga vendngjarja.
Featured image of article: Gazetarë dhe kameramanë të lënduar, plagosen 19 policë dhe 17 demonstrues nga protestat në Serbi Pamjet nga protestat

SERBI– Gjatë protestave dhe trazirave para Kuvendit të Serbisë, 19 policë dhe 17 protestues janë plagosur mbrëmjen e djeshme. Megjithatë në mediat serbe është raportuar se gjendja shëndetësore e të plagosurëve nuk është serioze.

Gjithashtu nga protestat  e dhunshme janë lënduar edhe gazetarë, operatorë pasi mësohet se qytetarët kanë thyer edhe kamerat e ekipit të RTS që ka ndjkur nga afër protestat në Novi Sad.

Gjithashtu, një reporter i RTS nga Nishi ka bërë me dije se mbrëmjen e së mërkurës kameramani Ivan Stamboli ishte goditur në kokë, por gjendja e tij shëndetësore nuk është kritike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një ditë më parë në Beograd kanë nisur protestat masive kundër Presidentit serb dhe vendimit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, për izolimin e vendit si shkak i pandemisë. Por qytetarët serb kundërshtojnë vendimin e Vuçiç për t’u përballur me një tjetër izolim si shkak i pandemisë, sepse tashmë Serbia është përfshirë nga një tjetër valë e Covid-19, ku numri i të infektuarve sa vjen e rritet. Ndërkohë që protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e Presidentit Vuçiç, ky i fundit deklaroi se protestat kanë si qëllim dobësimin e pozicionit të Serbisë para bisedimeve në Paris dhe Bruksel.

Burimi: Blic.rs

A.C/Dosja.al

Shto Koment