Sport

Gazeta spanjolle PLAS BOMBËN!!! Super League është gjallë,klubet nuk janë tërhequr

Gazeta El Confidencial ka pasur qasje në kontratën origjinale të nënshkruar më 17 prill dhe asnjë nga 12 klubet themeluese nuk ka hequr dorë nga Super League
Featured image of article: Gazeta spanjolle PLAS BOMBËN!!! Super League është gjallë,klubet nuk janë tërhequr Super League

EUROPË-Në ditën kur përballja midis UEFA-s dhe Super League-s arriti në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, nga Spanja sigurojnë: projekti është akoma aktiv dhe klubet që janë tërhequr e kanë bërë atë vetëm me fjalë.

Gazeta El Confidencial ka pasur qasje në kontratën origjinale të nënshkruar më 17 prill dhe asnjë nga 12 klubet themeluese nuk ka hequr dorë nga Super League Company SL, e cila do të menaxhojë Super League.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Siç dihet, pas protestave të tifozëve nëntë klube (përfshirë Interin dhe Milanin) ishin tërhequr zyrtarisht, por ligjërisht të 12 skuadrat janë ende të përfshira në projekt. Ose, të paktën, kjo është ajo që shpjegon El Confidencial.

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment