Sport

Gazeta portugeze konfirmon largimin e Ronaldos nga Juventus, ja ku pritet ta mbyllë karrierën sulmuesi

Lajmet e fundit që vijnë nga Portugalia janë vërtetë interesante.Sipas gazetës sportive Record, sulmuesi i Juventusit do të tundohej për një rikthim në atdheun e tij.
Featured image of article: Gazeta portugeze konfirmon largimin e Ronaldos nga Juventus, ja ku pritet ta mbyllë karrierën sulmuesi Cristiano Ronaldo

ITALI-Cristiano Ronaldo dhe Juventus do të vazhdojnë deri në vitin 2022, por thashethemet rreth lamtumirës së tij po bëhen gjithnjë e më të forta. Lajmet e fundit që vijnë nga Portugalia janë vërtetë interesante.Sipas gazetës sportive Record, sulmuesi i Juventusit do të tundohej për një rikthim në atdheun e tij.

Ai do të donte ta përfundonte karrierën e tij atje dhe të luante mbi 40 vjeç dhe do ta bënte këtë me fanellën e Sporting Lisbonës. Cristiano, i cili jetoi  një sezon të lëkundur, ka dy aspekte që mund të ngrohë sulmuesin. 27 gola në kampionat dhe 100 realzime me fanellën e Juventusit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Padyshim që Ronaldo ka ndër objektivat e tij edhe kualifikimin e Juventusit në Champions League, dhe në këtë aspekt është sfida e së dielës me Milanin që do të vendosë shumë.  Kupa prestigjioze mbetet tani i vetmi fiksim për Ronaldon dhe klubin që pas një sezoni të komplikuar ndodhet në udhëkryqin deçiziv, ku drejtimin mund ta vendosë sërish ai, Ronaldo.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment