Sport

Gazeta gjermane “stërkëmbësh” Manchester City-t: Keni gënjyer në CAS, kemi prova të reja

Hetimi i UEFA-s për këtë çështje u nxit nga publikimi i një numri akuzash nga revista gjermane “Der Spiegel“
Featured image of article: Gazeta gjermane “stërkëmbësh” Manchester City-t: Keni gënjyer në CAS, kemi prova të reja Gazeta gjermane “Der Spiegel“
Përditësuar:

ANGLI-Pasi ishte përjashtuar nga kompeticionet europiane për dy sezone për thyerje të rregullave të Fair Play-t Financiar, Manchester ja doli të fitonte në CAS dhe dënimi dy vjeçar për mos pjesëmarrje në Kupat Europiane u hoq dhe gjoba u reduktua nga 30 në vetëm 10 milion euro.Tani “qytetarët” kanë mundësi të luajnë sezonin e ardhshëm në Champions League.

Hetimi i UEFA-s për këtë çështje u nxit nga publikimi i një numri akuzash nga revista gjermane “Der Spiegel“, e cila merrej me dokumente sekrete, që thuhej se ishin marrë nga “Football Leaks”, në vitin 2018.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E përjavshmja gjermane është hedhur në sulm, duke akuzuar Cityn. “Der Spiegel” shkruan se zotëron prova të reja, që do fundosin përfundimisht klubin ishullor, teksa thekson se përfaqësuesit e Cityt kanë gënjyer në mbrojtjen e bërë në CAS

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment