Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
Gazeta gjermane: Kush i vë në dyshim kufijtë në Ballkan, rrezikon dhunë dhe tradhton idetë e Europës
29 Prill 2019, 09:18Nga DOSJA
Gazeta e njohur gjermane «Süddeutsche Zeitung» i ka quajtur eksperimente me eksploziv planet e presidentit serb dhe përkrahësve të tij nga Prishtina dhe Tirana për ndryshimin e kufijve të Kosovës. Sipas gazetës që botohet në München, në samitin e Berlinit me vendet e Ballkanit që e organizojnë kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron në qendër të vëmendjes nuk do të jenë mangësitë e shteteve që aspirojnë të hyjnë në BE, por një gabim fatal i Bashkimit Europian.
Europianët dhe sidomos kryediplomatja e BE-së Federica Mogherini jo vetëm që kanë lejuar, por edhe e kanë nxitur debatin mbi ndryshimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës. Gazeta gjermane shkruan se fakti që Donald Trump e ka përkrahur këtë ide është arsye për alarm, andaj është meritë e Angela Merkelit, e cila nga fillimi i ka kundërshtuar planet për ndryshim të kufijve. Kush i vë në dyshim kufijtë, ai e ndez fitilin e fuçisë së barotit ballkanik. Kush e bën këtë, ai rrezikon dhe provokon shpërthimin e konflikteve të reja nga shteti me tre popuj të quajtur Bosnjë deri në Maqedoninë e Veriut me pakicën e fuqishme shqiptare. Me konceptin e ndryshimit të kufijve u jepet të drejtë pa kurrfarë zori atyre nacionalistëve që në luftërat e viteve ’90, përkundër gjithë brutalitetit nuk arritën cakun e shteteve etnikisht homogjene. Me idetë për ndryshimin e kufijve tradhtohet edhe ideja themelore europiane, e cila si zgjidhje të konflikteve nuk parasheh ndarjen, por bashkëpunimin dhe e cila nuk i shtynë kufijtë, por i bën ata mundësisht të parëndësishëm, shkruan «Süddeutsche Zeitung».
Është koha e fundit që Merkel t’i bëjë bashkë krerët e Ballkanit në Kanzleramt, selinë e kancelares, që këto plane që harrojnë historinë të varrosen përfundimisht. Njëkohësisht në këtë takim Merkel bashkë me Macron mund t’i dërgojnë Trumpit një mesazh se europianët nuk pranojnë pazare të kalbura dhe se paqësimin e Ballkanit ata e shohin si detyrë parësore të tyre, nënvizon «Süddeutsche Zeitung».
Por, në Berlin nuk mjafton të korrigjohet vetëm një gabim kapital. Gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet t’u ofrohet një perspektivë bindëse e anëtarësimit në BE. Çdo vit nga një samit ngushëllues është pak si koncept për Ballkanin, shkruan «Süddeutsche Zeitung» në komentin që botohet në numrin e së hënës./Marrë nga Dialogplus
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– “Daja” nga Kosova ka refuzuar të japë shpjegime përpara grupit hetimor në lidhje me akuzat ndaj tij. Ragip Hajdini, u arrestua t ë premten si...
“Reforma”, në Diplomaci duket se më shumë do të jetë një ndërrim emrash sesa reformë reale në funksion të shërbimit të jashtëm diplomatik.Dosja.al ka mësuar se ...
Shqipëria u zbraz nga popullsia e saj dhe ky është një realitet i prekshëm jo vetëm nga ata që të afërmit ju emigruan larg për një jetë më të mirë, por këtë rea...
Gjergji Thanasi, gazetari investigativ, një ditë më parë publikoi një shkrim të publikuar me një dokument që sipas tij shkruheshin emrat e atyre që që u kapën n...
A ka më ndonjë efekt, kur dëgjon politikanët në Gjermani të thonë fjali si „Gjermania i ka punët më mirë se kurrë më parë”. Kur thonë, se kemi gati punësi...
LAÇ- Policia e Kurbinit ka dhënë një informacion zyrtar lidhur me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku edhe humbën jetën dy kushërinjtë, Mikel dhe Ja...