Showbiz

Gaz Paja paska marrë dhuratën unike nga stafi i “Portokallisë” në ditën e dasmës

Delinda Disha e ftuar në emisionin 'Thumb' ka rrëfyer edhe për dhuratën e veçantë që të gjithë kolegët bashkë i kishin bërë Gaz Pajës në ditën e dasmës, një këngë dedikuar aktorit.
Featured image of article: Gaz Paja paska marrë dhuratën unike nga stafi i “Portokallisë” në ditën e dasmës Aktori i humorit, Gaz Paja me bashkëshorten e tij.

TIRANË– Aktori i Portokallisë Gaz Paja u martua vetëm pak kohë më parë, në një dasmë madhështore në kryeqytet. Por, për dhuratat që ai ka marrë në këtë ditë të veçantë nuk kemi mesuar shumë.

Aktorja, Delinda Disha ka rrëfyer se të gjithë së bashku, kolegët e Portokallisë i kishin përgatitur një këngë, dedikuar aktorit.

“Dasma shkoi shumë mirë, më pëlqeu. Ata e kishin bërë të dy bashkë. Ishte dasmë masive e organizuar… Me thënë të drejtën ishte surprizë për Gazin sepse ne i bëmë dhe në këngë. Kënga ishte për Gazin që u martua, krijoi familje,”- u shpreh Delinda Disha në “Thumb”.

Delinda gjithashtu ka shtuar se janë kënaqur shumë në dasmën e kolegut të tyre, sepse atë ditë koencidoi dhe ditëlindja e Marin Orhanasit dhe atmosfera mes kolegësh ishte shumë e bukur.

Aktorja, Delinda Disha e ftuar në emisionin “Thumb”.

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment