Politike

Gaz lotsjellës tek banorët e Bregut të Lumit, Basha: Urdhëruesi do mbajë përgjegjësi (VD)

Basha ndër të tjera u bën thirrje shqiptarëve që "ti dëgjojnë këto këmbana alarmi, të bashkohemi, ti japim dorën njëri-tjetrit për ti dhënë fund këtij regjimi".
Featured image of article: Gaz lotsjellës tek banorët e Bregut të Lumit, Basha: Urdhëruesi do mbajë përgjegjësi (VD) Gazi lotsjellës që hidhet tek Bulevardi i Ri

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikaur një video ku shihet se si hidhet gazi lotsjellës në banesat e banorëve të Bregut të Lumit. Basha teksa shpërndanë këtë video shkruan se policia bën terror kundër qytetarëve në shtëpitë e tyre.

Basha ndër të tjera u bën thirrje shqiptarëve që “ti dëgjojnë këto këmbana alarmi, të bashkohemi, ti japim dorën njëri-tjetrit për ti dhënë fund këtij regjimi”.

“Dhunë, gaz dhe terror nga policia kundër qytetarëve në shtëpitë e tyre! Kjo qeveri i ka tradhëtuar njerëzit e thjeshtë dhe Shqipëria është në mjerim ekonomik, me padrejtësi dhe pasiguri në çdo cep të saj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Te gjithë ata që urdhëruan, dhunuan dhe sulmuan me gaz në shtëpitë e veta qytetarët dhe fëmijët e tyre në mënyrë kriminale, do të mbajnë përgjegjësi!

Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve ti dëgjojnë këto këmbana alarmi, të bashkohemi, ti japim dorën njëri-tjetrit për ti dhënë fund këtij regjimi, për të çliruar drejtësinë, e për të garantuar një qeveri që punon për popullin. #ShqiperiaSiEuropa”, shkruan Basha.

Banorët e Bregut të Lumit, prej disa ditësh po përballen me Policinë dhe me INUV, pasi po kërkohet që të prishen banesat e tyre. Mësohet se banesat do të prishen për t’i hapur rrugë projektit të Bulevardit të ri.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment