Sport

Gattuso në zi, trajneri i Napolit merr lajmin e hidhur teksa po stërviste skuadrën

Lajmin e tmerrshëm të ndarjes së saj nga jeta Gattuso e mori ndërsa për stërviste skuadrën
Featured image of article: Gattuso në zi, trajneri i Napolit merr lajmin e hidhur teksa po stërviste skuadrën Gennaro Gattusso
Përditësuar:

NAPOLI-Zi në familjen e Ivan Gennaro Gattusos. Trajneri i Napolit ka humbur njeriun e dashur, motrën e tij, e cila ishte vetëm 37 vjeçe dhe vuante nga një sëmundje e rrallë dhe e rëndë. Ajo ishte shtruar në spitalin e Vareses që më datën 3 shkurt, pasi ishte ndier keq.

Atë kohë, Gattuso nuk u paraqit në konferencën për shtyp të pas ndeshjes me Sampdorian, për t’iu gjendur pranë motrës, e cila ishte në gjendje të rëndë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lajmin e tmerrshëm të ndarjes së saj nga jeta Gattuso e mori ndërsa për stërviste skuadrën në fushën e Castel Volturnos.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment