Sport

Pranoi detyrën si trajner i Juventus, mesazhi i Gattusos për Pirlon: Është problemi i tij, duhet të studiojë shumë dhe të flejë pak

Trajneri i Napolit, Genaro Gattuso është pyetur në lidhje me emërimin e ish-shokut të tij të skuadrës si trajner i Juventus. Gattuso është shprehur se është problem i tij, ndërsa i ka dhënë edhe disa këshilla.
Featured image of article: Pranoi detyrën si trajner i Juventus, mesazhi i Gattusos për Pirlon: Është problemi i tij, duhet të studiojë shumë dhe të flejë pak Gattuso dhe Pirlo

ITALI- Andrea Pirlo që prej ditës së djeshme është trajneri i ri i Juventus. Në lidhje me këtë lëvizje, është pyetur edhe trajneri i Napolit, Genaro Gattuso, i cili ka qenë shok skuadre me Pirlon tek Milani, duke fituar edhe dy Champions League.

Gatusso është shprehur për mediat italine, se vendimi i Pirlos është problem i tij. Më pas ai ka dhënë edhe disa këshilla për ish-shokun e skuadrës, duke i thënë se duhet të punojë shumë, pasi lojtari dhe trajneri janë dy gjëra të ndryshme.

Në fillim hiqen këpucët nëse duhet të bëhesh trajner. Nuk ka lidhje aspak me punën si futbollist. Është ndryshe, duhet të studiosh dhe mësosh. Lum si ai që ka mundësinë ta nisë me Juventusin. Duhet të studiosh, punosh, të flesh pak.”, është shprehur Gattuso.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Andrea Pirlo zëvendësoi në stolin e Juventus, Maurizio Sarrin. Ky i fundit u shkarkua nga drejtuesit e Juventus, pas eleminit nga Champions League.

(I.A/G.SH./dosja.al)

Shto Koment