Politike

“Gati të tërhiqem si kryetar i Komisionit”, Balla: PD s’na vendos kushte, Gjiknuri eksperti i fushës (VD)

Balla ka deklaruar se PD-ja nuk mund të vendosë dot kushte dhe se Gjiknuri është eksperti i fushës. Sipas tij kundërshtari nuk mund të zgjidhet.

Tiranë- Taulant Balla për deklaratën e Damian Gjiknurit, se ishte gati të tërhiqej nga si kryetar i Komisionit për Reformën Zgjedhore, është shprehur se PD nuk vendos dot kushte. Sipas tij, Gjiknuri është ekspert i fushës për këtë çështje dhe i ka theksuar PD-së se kundërshtari nuk zgjidhet.

Kreu i Grupit Parlamentar ka deklaruar se PD-ja duhet të ulet në tryezë për Reformën Zgjedhore.

Debati: 

Gazetarja Esiona Konomi: Opozita ka refuzuar që të jetë pjesë e Reformës Zgjedhore? Si do të shkojë procesi për Reformën Zgjedhore?

Balla: Është krijuar mundësia që PD të jetë e pranishme në Komision, Ajo që kryeministri Rama ka bërë dje është një shprehje e gadishmërinë tonë, për pjesë marrje në këtë proces. Në këtë këndvështrim secila prej palëve duhet të kuptojë që jemi kundërshtarë me njëri tjetrin, por në këto rate duhet të sjellim secili këndvështrimet e veta. Koha tregon se nuk është një kohë e gjatë por e shkurtër deri në zgjedhjet. Zgjedhjet 2020 duhet të bëhet më një kod zgjedhor. Edje ata që jetojnë jashtë duhet të votojnë. Edhe për teknologjinë koha sërish është e shkurtër dhe koha është e shkurtër prandaj duhet të dialogojmë, çdo ditë e ikur është e humbur kot. Komiisoni do të punojë me intesitet që të kemi një qasje të plotë në kod zgjedhor. Duhet të fokusohemi edhe tek ligji për partitë politike.

Gazetarja: Për deklaratën e Gjiknurit: Deri në çfarë pike është e gatshme të bëjë lëshime PS-ja?

Balla: Unë nuk jam i gatshëm për kushtet që vendos PD-ja. Gjiknuri është eksperti më i mirë i reformave në Shqipëri.  Ku është një debat pa kuptim. Në demokraci kundërshtari nuk zgjidhet, përballesh me të. Qeveria gjermane e ka mbështetur dhe e mbështet fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Sipas Raportit të Bundestagut Reforma në drejtësi është model dhe lidhet me dy kapitujve me thelbësore për anëtarësim.

Më herët, Kryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri tha se mund ta rishikonte pozicionin e tij, duke plotësuar kështu kushtin e parë të opozitës, atë të largimit nga ky komision. Menjëherë reagoi Bardhi i cili u shpreh se Gjiknuri duhet të ishte në burg.

Ditën e djeshme Edi Rama ftoi opozitën në dialog për Reformën Zgjedhore. Rama u dërgoi një letër krerëve të partive politike opozitare, joparlamentare, ku shtroi dorën për dialog. Nga ana tjetër Lulzim Basha u përgjigj ftesës së Ramës pas një takimi me aleatët, ku tha se nuk mund të bëjnë dialog me Gjiknurin si kryetar të Reformës Zgjedhore.

J.V/Dosja.al

  • “A do të mbani përgjegjësi nëse Tahiri dënohet?” Si përgjigjet Taulant Balla
  • Shto Koment