Politike

“Gati për zgjedhje të parkohshme”, Salianji thumbon Ramën nga Korça: Dielli do lindë dhe koha është e mirë

I pyetur për deklaratën e kryeministrit Edi Rama se “dielli do të lindë sërish, edhe me mos hapjen e negociatave”, ish-deputeti u shpreh se koha ka qenë e mirë.
Featured image of article: “Gati për zgjedhje të parkohshme”, Salianji thumbon Ramën nga Korça: Dielli do lindë dhe koha është e mirë Ervin Salianji

KORÇË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ishte sot në Korçë nga ku u shpreh se PD-ja  po përgatitet për të hyrë në zgjedhje të parakohshme.

Në një deklaratë për mediat, Salianji u shpreh se të gjithë qytetarët duhet të bëhen pjesë e Partisë Demokratike për të ndryshuar një sistem që  nuk iu shërben.

I pyetur për deklaratën e kryeministrit Edi Rama se “dielli do të lindë sërish, edhe me mos hapjen e negociatave”, ish-deputeti u shpreh se koha ka qenë e mirë.

“PD-ja është e gatshme për të hyrë në zgjedhje të parakohshme. Optimizmi i shtuar i strukturave të PD po përhapet dhe vjen si rrjedhojë e pesimizmit të biznesit, të të rinjve, pensionistëve, për të ardhmen, dhe kjo si pasojë e mos hapjes së negociatave. Ftoj të gjithë të bëhen pjesë e PD për të ndryshuar një sistem që nuk iu shërben. Tri studente që kanë protestuar janë dënuar turpshëm nga një gjyqtar, që i shërben partisë së tij. Ne do ta ndjekim në të gjitha strukturat këtë vendim.

Koha ka qenë e mirë, ndaj s’kemi pse mbetemi në delir. Ka dhe politikanë që mendojnë kështu. Politika deri tani ka qenë penguese. Qeveria përgjegjëse për keqqeverisjen dhe autoritarizmin që po përdor. Faj nuk kanë populli, faj ka qeveri,”- tha Salianji ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment