Aktualitet

“Gati për të mirëpritur maturantët ditën e hënë”, Shahini publikon fotot, ja si janë transformuar ambjentet e shkollave pas epidemisë

Besa Shahini ka publikuar fotot nga ambjentet e shkollave ku pritet të nisin mësimin maturantët ditën e hënë

TIRANË -Ditën e hënë maturantët do të rikthehen në bankat e shkollës, pas ndërprerjes për shkak të COVID-19. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka publikuar në Facebook, disa foto nga ambjentet, që do të presin maturantët. Nga fotot e publikuara vihet re se mbi banka, numri i të cilave është reduktuar, ka nga një dezinfektant. Gjithashtu në mure janë ngjitur postera me udhëzime për mënyrën e sjelljes, ndërsa janë shënuar edhe rathët e verdhë ku duhet të qëndrojnë nxënësit, për të respektuar distancën.

Maturantët do të kthehen të hënë në shkollë, për të nisur konsultimet përpara provimeve të maturës. Shahini ka bërë me dije, se provimi do të ketë vetëm pyetje nga 2 vitet e para dhe periudha përpara se të ndërpritej mësimi, si dhe do të jetë i gjithi me alternativa

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment