Showbiz

Gati për një fëmijë të dytë? Loredana poston foton e barkut, ngre dyshimet me përgjigjen ndaj fanses

Mozzik dhe Loredana po mendojnë që të zgjerojnë familjen e tyre dhe këtë gjë na e ka treguar reperja herë pas here me postimet në Instagram.
Featured image of article: Gati për një fëmijë të dytë? Loredana poston foton e barkut, ngre dyshimet me përgjigjen ndaj fanses Loredana Zefi

KOSOVË– Mozzik dhe Loredana po mendojnë që të zgjerojnë familjen e tyre. Pas vajzës së tyre, Hanna, çifti duket se ka në plan dhe një tjetër bebe.

Më herët Loredana ka publikuar një foto të këpucëve të vogla të Hanës, krahas së cilave ka shkruar: Dua një bebush të dytë. 

Ishte ky postimi që nxiti aludimet se së shpejti mund të kemi lajme të bukura nga ajo dhe Mozzik.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Së fundmi, reperja ka publikuar në Instagram disa foto ku ka pozuar me barkun jashtë, i cili duket pak i fryrë Kjo foto e Loredanës nxiti një lumë komentesh nga ndjekësit të cilët dyshojnë se reperja është në një pritje të ëmbël.

Një ndjekëse i ka komentuar një ‘emoji’ një grua shtatëzënë, duke e pyetur se a është i vërtetë apo jo lajmi i pritjes së ëmbël. Reperja nuk ka ngurruar dhe i është përgjigjur: “hm”, teksa mendohet Lori u shton ndjekësve dhe më shumë dyshimet.

(a.b)/dosja.al

Etiketa:

Shto Koment