Aktualitet

“Gati paga e dytë për punonjësit e transportit”, Gonxhja: Kemi plotësuar dhe një kërkesë tjerë, gati fondi 2.4 mln €

Gonxhja u shpreh se janë rreth 2.4 milionë euro që do të shkojnë për këta punonjës, duke u dhënë dhe një pagesë të dytë, për shkak se janë prekur nga pandemia e COVID-19.
Featured image of article: “Gati paga e dytë për punonjësit e transportit”, Gonxhja: Kemi plotësuar dhe një kërkesë tjerë, gati fondi 2.4 mln € Blendi Gonxhja

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, është shprehur sot se po punohet për të plotësuar dhe një tjetër kërkesë të shoqatave të transportir qytetas dhe ndërqytetar.

Në një intervistë për Report Tv, Gonxhja u shpreh se janë rreth 2.4 milionë euro që do të shkojnë për këta punonjës, duke u dhënë dhe një pagesë të dytë, për shkak se janë prekur nga pandemia e COVID-19.

Është bërë prezantimi para të gjithë institucioneve të nevojës për pagën e qershorit, për të gjithë kodet e transportit përsëri për një numër të lartë punonjësish, për një shifër rreth 2.4 milionë euro të tjera, të cilët meritojnë një pagën e qershorit“, tha Gonxhja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më tej drejtori i Përgjithshëm i Transportit thotë se nëse nuk respektohet protokolli, rrezikojmë të na shtohen rastet, dhe në këtë moment humbjet do të jenë të mëdha, pasi vendet e huaja nuk hapin kufijtë me ne. Ai tha se masat ndëshkuese që do të ndërmerren do të jenë objektive, por në çdo moment transporti do të monitorohet për shkak edhe të pakujdesit të treguar nga taksitë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment