Sport

Gati operacioni me shkëmbim: Bayern blen Perisic, Inter merr mesfushorin

Pritet që ai të përfshihet në një operacion me kroatin Ivan Perisic
Featured image of article: Gati operacioni me shkëmbim: Bayern blen Perisic, Inter merr mesfushorin Bayern Munich

Deri para një viti, lojtari më i shtrenjtë në historinë e Bayern-it ishte Corentin Tolisso. Klubi bavarez pagoi 42 mln euro për ta blerë nga Lyon.

Për fatin e tij të keq, francezi ka kaluar dy dëmtime shumë të rënda dhe nuk ka dhënë atë që pritej në Mynih. Drejtuesit e klubit rekordmen gjerman janë gati ta shesin në merkaton e verës për rreth 35 mln euro.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Interi është i interesuar për mesfushorin. Pritet që ai të përfshihet në një operacion me kroatin Ivan Perisic. Ky i fundit është i huazuar në Mynih dhe Bayern do ta blejë përfundimisht për 15-20 mln euro. Ndoshta do të kemi një shkëmbim me pagesë shtesë nga Interi.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment