Politike

“Gati nuk kënduan ‘t’lagi me shampanjë”, Kryemadhi replikë me Fevziun për negociatat: Ne kapemi prej flokësh…ti s’ke!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se kryeministri Edi Rama duhet të mbante përgjegjësi për një vendim negativ pasi një vit më pari tha të kundërtën dhe festoi bashkë me ndërkombëtarët.
Featured image of article: “Gati nuk kënduan ‘t’lagi me shampanjë”, Kryemadhi replikë me Fevziun për negociatat: Ne kapemi prej flokësh…ti s’ke! Monika Kryemadhi dhe Getoar Selimi

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në “Opinion” ka folur lidhur me vendimin që pritet të merret nesër për çeljen e negociatave me BE-në.

Në fjalën e saj, Kryemadhi tha se kryeministri Edi Rama duhet të mbante përgjegjësi për një vendim negativ pasi një vit më pari tha të kundërtën dhe festoi bashkë me ndërkombëtarët.

BISEDA NË STUDIO:

Fevziu: Bukur është veshur Rama.

Kryemadhi: Nuk kam ndonjë habi, shpesoj të mos jetë i sëmurë. Nuk e kanë pëlyqer do jenë habitur. Ata ndërkombëtarët që përmende nuk janë këtu. Se dolën vjet festuan me Vllahutin e me Donald Lu-në. Gati sa nuk kënduan këngën e Getoarit “t’lagi me shampanjë”. Ku janë ata sot? Ne kapemi prej flokësh. Prej flokësh jo, se ju nuk keni.

Fevziu: Jo Ditmir Bushati ka pak më shumë flokë se unë.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment