Aktualitet

Gati në qese për ta shitur, kapen të rinjtë që tregtonin hashash në Tiranë, sekuestrohen edhe tre celularë

Përmes njoftimit zyrtar të Policisë Tiranë, në pranga ka rënë i riu me inicialet O. N., 24 vjeç, lindur në Gjermani dhe banues në Tiranë. Ndërsa janë proceduar penalisht shtetasit R. L. dhe E. Sh..
Featured image of article: Gati në qese për ta shitur, kapen të rinjtë që tregtonin hashash në Tiranë, sekuestrohen edhe tre celularë

TIRANË– Një person është vënë në pranga pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë. Përmes njoftimit zyrtar të Policisë Tiranë, në pranga ka rënë i riu me inicialet O. N., 24 vjeç, lindur në Gjermani dhe banues në Tiranë. Ndërsa janë proceduar penalisht shtetasit R. L. dhe E. Sh..

Dy të rinjtë që u proceduan penalisht, pas një kontrolli fizik, policia u gjeti një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa, të cilën më pas vetë të rinjtë deklaruan se ua shiste 24-vjeçari që u vu në pranga. Në total Policia gjeti dhe sekuestroi 169.4 gramë lëndë të dyshuar kanabis e ndarë në doza gati për shitje si dhe 3 aparate celular.

Njoftimi i policisë Tiranë. Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, operacioni policor i koduar “Lapraka”. Vihet në pranga poseduesi dhe shpërndarësi i lëndës narkotike, si dhe procedohen penalisht dy shtetas të tjerë. Sekuestrohen dhjetra doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe 3 aparate celular. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave në doza të vogla, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, u organizua dhe finalizua operacioni i koduar “Lapraka”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

O. N., 24 vjeç, lindur në Gjermani dhe banues në Tiranë, poseduesi i lëndës narkotike. Po në kuadër të operacionit u proceduan në gjendje të lirë shtetasit R. L. dhe E. Sh. Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve është marrë informacion në rrugë operative se shtetasi O. N. merrej me shpërndarje të lëndës narkotike të llojit kanabis në zonën e Laprakës, Tiranë, të cilën ia shiste shtetasve të ndryshëm. Mbi bazën e këtyre informacioneve, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe vijuar kontrollet në zonën e Laprakës, ku kanë konstatuar shtetasit R. L. dhe E. Sh., të cilëve gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa, për të cilën janë shprehur se ja shiste një shtetas i cili po qëndronte në një ndërtesë dykatëshe të pabanuar, i identifikuar më vonë nga Policia si shtetasi shtetasi O. N.

Në vijim të kontrolleve në zonën përreth është konstatuar shtetasi O. N., 24 vjeç. Gjatë kontrollit të zonës ku qëndronte, Policia gjeti dhe sekuestroi 169.4 gramë lëndë të dyshuar kanabis e ndarë në doza gati për shitje si dhe 3 aparate celular. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment