Ekonomi

Gati ligji për rindërtimin/ Qeveria do kompensojë vetëm për një shtëpi të dëmtuar

-
Për objektet publike të dëmtuara tenderat zhvillohen nga ministria përgjegjëse si ajo e arsimit në rastin e shkollave dhe e infrastrukturës në rastin e rrugëve apo urave të dëmtuara

Komisioni i ekonomisë miratoi me urgjencë përmes procedurës së aktit normativ ligjin për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore, i njohur ndryshe si ligji i rindërtimit.

Për familjet e mbetura të pastrehë, ligji parashikon kompesimin me banesë të re me po të njëjtën sipërfaqe. Familjet që kanë banesa të dëmtuara, por jo të pabanueshme do të marrin kompesim financiar dhe në të njëjtën mënyrë do të trajtohen edhe bizneset të cilat kanë pësuar dëme. Ndërsa përjashtohen nga kompesimi familjet që kanë dy shtëpi dhe ndërtuesit. Në rastin e familjeve me dy shtëpi kompesohet vetëm banesa e parë, ndërsa për ndërtuesit të cilëve u janë dëmtuar objektet e pa shitura nuk ka kompesim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Banesat e reja do të prokurohen nga enti kombëtar i banesave ose njësitë e qeverisjes vendore. Për objektet publike të dëmtuara tenderat zhvillohen nga ministria përgjegjëse si ajo e arsimit në rastin e shkollave dhe e infrastrukturës në rastin e rrugëve apo urave të dëmtuara. Ministria për Rindërtimin nuk prokuron por ka vetëm rol koordinues.

Sipas ligjit, tenderat për prokurimin e banesave të reja do të bëhen me marrëveshje kuadër, ndërsa shpallja e fituesve do të jetë me procedurë të përshpejtuar. Sipas ligjit, të gjitha këto procedura do të jenë objekt auditimi njësoj si prokurimet e tjera të shtetit. Marrë nga Top Channel

Shto Koment