Aktualitet

Gati laboratori i dytë për COVID-19 në QSUT, Tomini: Tek ISHP ka kapacitetin për vetëm 600 analiza në ditë

Tomimi tha se në laboratorin në QSUT do të zhvillohen testimet për negativizimin për të gjithë pacientët e shtruar.
Featured image of article: Gati laboratori i dytë për COVID-19 në QSUT, Tomini: Tek ISHP ka kapacitetin për vetëm 600 analiza në ditë Eugena Tomimi, ISHP

TIRANË- Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, ka treguar se në QSUT është gati laboratori që do bëjë testet për të zbuluar infektimet e COVID-19. Një intervistë në Tv Klan, Tomimi tha se në laboratorin në QSUT do të zhvillohen testimet për negativizimin për të gjithë pacientët e shtruar.

 “Kapacitetet e laboratorit të virologjisë janë në gatishmëri për situatën e parashikuar me 500-600 tamponë në ditë, ndërkohë laboratori në QSUT është duke u përgatitur për testimet për negativizim për pacientët që janë në spital, për ata që do shtrohen, të gjithë këta do testohen me PCR”, tha Tomimi.

Ky do jetë laboratori i dytë i licencuar nga OBSH që mund të punojë gjatë pandemisë. Nga ana tjetër në ISHP është laboratori që do të kryejë testet e hetimit epidemiologjik për rastet e reja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Që prej fillimit të epidemisë në vendin tonë, laboratori i Institutit të Shëndetit Publik ka realizuar 28.409 testime tek persona të dyshuar, prej të cilëve 2819 kanë rezultuar me koronavirus.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment