Sport

Gati kontrata “faraonike” për Strakoshën, portieri bëhet futbollisti më i paguar i Kombëtares

Sipas mediave italiane, Strakosha do të rinovojë kontratën e tij deri në vitin 2025, ku do të ketë një dyfishim të rrogës.
Featured image of article: Gati kontrata “faraonike” për Strakoshën, portieri bëhet futbollisti më i paguar i Kombëtares Tomas Strakosha, portier

Tomas Strakosha dhe Lazio e tij po kalojnë një moment brilant. Forma e mirë dhe paraqitjet pozitive kanë bindur drejtuesit pêr të vazhduar aventurën e tyre edhe më gjatë.

Sipas mediave italiane, Strakosha do të rinovojë kontratën e tij deri në vitin 2025, ku do të ketë një dyfishim të rrogës.

Momentalisht gardiani merr 1 milionë euro në sezon, teksa me kontratën e re, do të përfitojë 2 milionë euro në sezon.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në këtë mënyrë, Strakosha do të bëhet lojtari që paguhet më shumë nga futbollistët e Kombëtares, duke lënë pas gjithë të tjerët.

(e.ç/dosja.al)

Shto Koment