Rajoni

Gati formimi i qeverisë teknike, Pendarovski njofton se do t’i dorëzojë mandatin Oliver Spasovskit

Në deklaratën e Presidentit theksohet edhe se pas përfundimit të seancës në Kuvend për zgjedhjen e Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë së Veriut, presidenti Pendarovski në Kabinetin e tij, do të presë anëtarët e përbërjes së re qeveritare.
Featured image of article: Gati formimi i qeverisë teknike, Pendarovski njofton se do t’i dorëzojë mandatin Oliver Spasovskit Stevo Pendarovski, President RMV

MAQEDONI E VERIUT- Presidenti Stevo Pendarovski ka njoftuar sot se mbi bazë të nenit 84 të Kushtetutës, do t’i jap mandatin për formimin e Qeverisë së re Oliver Spasovskit, i cili është propozuar për kryeministër të qeverisë teknike.

Në deklaratën e Presidentit theksohet edhe se pas përfundimit të seancës në Kuvend për zgjedhjen e Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë së Veriut, presidenti Pendarovski në Kabinetin e tij, do të presë anëtarët e përbërjes së re qeveritare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka shprehur vullnetin për të hdënë dorëheqjen dhe hapjen e rrugës për zgjedhje të parakohshme, pas dështimit në Bruksel për të marrë një “Po” për hapjen e negociatave. Zaev që pas marrjes së përgjigjes negative, ka punuar për formimin e qeverisë teknike, duke arritur një marrëveshje me VRMO-DPMNE. 

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment