DiasporaRajoni

Gati 8 mijë vota të diasporës janë të pavlefshme, reagon VV-ja, Kryeziu: Proçesi i votimit nga jashtë duhet të ndryshohet

Kryeziu thotë se numri i madh i raportuar i votave të pavlefshme nga diaspora është dëshmia përfundimtare që procesi i votimit nga jashtë duhet të ndryshohet menjëherë.
Featured image of article: Gati 8 mijë vota të diasporës janë të pavlefshme, reagon VV-ja, Kryeziu: Proçesi i votimit nga jashtë duhet të ndryshohet Perparim Kryeziu

KOSOVË– Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu, ka reaguar për numrin e madh të votave të pavlefshme nga diaspora, ku sipas organizatës GERMIN deri tani janë afro tetë mijë vota të pavlefshme.

Kryeziu thotë se numri i madh i raportuar i votave të pavlefshme nga diaspora është dëshmia përfundimtare që procesi i votimit nga jashtë duhet të ndryshohet menjëherë.

“E drejta për të votuar është e drejtë dhe njësi themeltare e demokracisë, për çka shteti demokratik dhe institucionet e tij kanë përgjegjësi që të gjejnë mënyrat më të përshtatshme për të garantuar ushtrimin e saj. Procesi i votimit duhet gjithmonë të jetë i lehtë dhe inkurajues”,– ka thënë Kryeziu.

Në shkrimin e bërë në Facebook, Kryeziu pohon se nga 200 mijë votues të regjistruar në diasporë, një numër i vogël i votave pranohen si të vlefshme.

“Nëse nga rreth 200 mijë të regjistruar për votim nga jashtë dhe qindra euro pagesa për shërbim postar, një numër shumëfish më i vogël i tyre mbërrijnë në Kosovë me kohë, e shumëfish më i vogël numërohen si vota të vlefshme atëherë këtu problemi është sistemor e institucional. Prandaj edhe ndërhyrja duhet të jetë e këtillë”,- thekson ai.

Në fund të shkrimit, Kryeziu thotë se sapo të formohen institucionet, Lëvizja VetëVendosje do të ndryshojë ligjin për zgjedhjet për diasporën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndryshe, organizata GERMIN ka bërë të ditur se KQZ deri tani ka refuzuar 7 mijë e 670 fletëvotime nga diaspora.

Postimi i plotë:

Numri i madh i raportuar i votave të pavlefshme nga mërgata është dëshmia përfundimtare që procesi i votimit nga jashtë…

Pubblicato da Perparim Kryeziu su Lunedì 22 febbraio 2021

(d.a/dosja.al)

Shto Koment