DiasporaRajoni

Gati 1,6 milion euro u shpenzuan nga Kosova për mbrojtjen e ish-anëtarëve të UÇK-s në Hagë

Një million e 578 mijë e 857 euro e 35 centë euro i ka kushtuar buxhetit të Kosovës mbrojta për shtatë të akuzuarit në Gjykatën Speciale në Hagë.
Featured image of article: Gati 1,6 milion euro u shpenzuan nga Kosova për mbrojtjen e ish-anëtarëve të UÇK-s në Hagë Specialja e Hages

KOSOVË– Kosova ka paguar për gjashtë muaj rreth 1.6 milionë euro për mbrojtjen e krerëve të UÇK’së në Hagë. Të dhënat për pagesën e mbrojtjes së tyre deri më tani konsideroheshin si konfidenciale, por ndalesa e deritanishme ishte konsideruar si kundërkushtetuese dhe kundërligjore.

Sipas Express, një million e 578 mijë e 857 euro e 35 centë euro i ka kushtuar buxhetit të Kosovës mbrojta për shtatë të akuzuarit në Gjykatën Speciale në Hagë.

Që nga tetori i vitit 2020, Ministria e Drejtësisë i ka paguar këtë shumë parash për gjashtë muaj më radhë avokatët që po mbrojnë ish eprorët e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës..

T7 ka siguruar këto shpenzime nga Ministria e Drejtësisë, pas kërkesës së ministres Haxhiu për ndryshim të udhëzimit administrative për publikimin e shpenzimeve financiare.

Udhëzim të cilin e ka aprovuar edhe kryeministri Albin Kurti.

Kësaj liste për nga shpenzimet i prin avokati i Hysni Gucatit, Jonathan Rees. Pagesa e ezektuar për të është hiç më pak se 315 mijë euro. Pas tij, sipas shpenzimeve të deritashmë radhitet mbrojtja e Rexhep Selimit, ish komandantit të UÇK-së që po gjykohet në lëndën “Thaçi dhe të tjerët”. Avokati i Selimit, David Young është paguar nga shteti me 287 mijë euro.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa, një shumë e konsiedrueshme e parave është dhënë edhe për mbrojten e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Sali Mustafës. Për mbrojtjen e tij, holandezin Von Bone sipas kësaj tabele nga buxheti shtetëror janë ekzekutuar mbi 271 mijë euro. Ndërkohë, një shifër e madhe është e ndarë edhe për njërin nga avokatët që po e mbron ish-presidentin Thaçi në Gjykatën Speciale.

Njëri nga tre avokatët e ekpit mbrojtës të ish-shefit të shtetit, Pierre R. Prosper deri më tani është paguar mbi 251 mijë euro. E shuma që për gjysmë viti është ndarë për avokatin e Jakup Krasniqit është  për mbi 242 mijë euro. Kurse  më së paku nga këta sipas  këtyre të dhënave është paguar njëri nga tre mbrojtësit e ish-kryeparlamentarit e ish-shefit të SHIK-ut, Ben Emmerson.

Britaniku Ben Emmerson që po e mbron Kadri Veselin, është paguar më shumë se 31 mijë euro. Avokati i Nasim Haradinajt, Bat Mertens, për periudhën tetor-nëntor është paguar 33 mijë e 648 euro, ndërkaq avokati tjetër i tij, Toby Cadman, për periudhën dhjetor-shkurt është paguar 144 mijë e 742 euro.

Deri më tani janë aprovuar 1,114,257.35 EUR derisa mbrojtja e përmendur më lart ka tërhequr nga llogaria 464,600 mijë euro.

(d.a/dosja.al)

Shto Koment