Aktualitet

Gati 1 vit nga vrasja! Tentoi të ngrinte memorial në vendin ku u vra Kaçifas në Bularat, nën hetim një person

Barka, banues në fshatin Bularat, është nën hetim pasi në vendin e quajtur Kodër mbi fshatin ka ndërtuar një bazament betoni në pronë shtetërore.
Featured image of article: Gati 1 vit nga vrasja! Tentoi të ngrinte memorial në vendin ku u vra Kaçifas në Bularat, nën hetim një person I vrari Kostandinos Kaçifas

GJIROKASTËR– Vangjel Barka është ndaluar nga Policia e Gjirokastrës pasi ka tentuar që të ngrejë një memorial në vendin ku ka mbetur i vrarë ekstremisti grek Konstandin Kaçifas.

Barka, banues në fshatin Bularat, është nën hetim pasi në vendin e quajtur Kodër mbi fshatin ka ndërtuar një bazament betoni në pronë shtetërore.

Vendi ku edhe ishte ndërtuar bazamenti i betonit përkon me koordinatat ku edhe u vra Kaçifas gjatë shkëmbimit të zjarreve me efektivët e RENEA-ve. Mendohet se Barka po përgatiste një terren për ekstremistin pasi data 28 tetor përkon edhe me 1 vjetorin e vdekjes së tij.

Konstandinos Kaçifas, u vra më 28 tetor gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA. Ditën e varrimit, në Bularat, erdhën rreth 1500 nacionalistë grekë që e përcollën 35-vjeçarin drejt banesës së fundit të veshur me rroba ushtarake. Vrasja e tij nga forcat RENEA shkaktoi shumë tensione mes Shqipërisë dhe vendit fqinj.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment