Sport

Gardiani dhe kapiteni i Kombëtares kuqezi, Etrit Berisha, del pozitiv me Covid-19

Lajmin e konfirmon vetë klubi i Spal. Pas Thomas Strakoshës te Lacio edhe gardiani tjetër i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha ka rezultuar pozitiv me Covid-19
Featured image of article: Gardiani dhe kapiteni i Kombëtares kuqezi, Etrit Berisha, del pozitiv me Covid-19
Përditësuar:

ITALI – Nuk ka asnjë dyshim. Portieri dhe kapiteni i Kombëtares kuqezi, Etrit Berisha ka rezultuar i infektuar nga Covid-19. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i SPAL-it nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ku thuhet se pas angazhimeve me ekipin Kombëtar të Shqipërisë, 31-vjeçari është infektuar me virusin, që po bën kërdinë në të gjithë botën.

Berisha është aktualisht i karantinuar, në njëkohë që klubi italian bën me dije, se portieri shqiptar nuk ka pasur kontakt me asnjë prej anëtarëve të tjerë të ekipit. Berisha e ka kreu dje tamponin, i cili e nxori pozitiv me Covid-19.

Gjatë javëve të fundit Berisha ishte në superformë dhe ndihmonte SPAL vazhdimisht për të arritur rezultate pozitive. Ajo që druheshin më shumë te Spal tashmë ka ndodhur dhe skuadrës nga Ferrara nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të gjejë një zgjidhje dhe të luajë në disa takime pa portierin e saj titullar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

B.T (Dosja.al)

Shto Koment