Bota

Gara presidenciale në SHBA/ Reagon Boris Johson: Do bashkëpunojë me këdo që ti fitojë zgjedhjet

Boris Johson ka reaguar, pas deklaratave të Donald Trump se ka një manipulim në procesin e votimit. Ai ka këmbëngulur se duhet të pritet me patjetër rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, pasi ende shumë vota në vendet vendimtare janë pa u numëruar. Gjithashtu ai ka shtuar se ka besim  në kontrollet dhe ekuilibrat e kushtetutës amerikane, si dhe duke bërë të qartë se do të bashkëpunonte me këdo që do të dilte fitues i garës.
Featured image of article: Gara presidenciale në SHBA/ Reagon Boris Johson: Do bashkëpunojë me këdo që ti fitojë zgjedhjet Boris Johson

SHBA- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johson ka reaguar, pas deklaratave të Donald Trump se ka një manipulim në procesin e votimit. Johson ka këmbëngulur se duhet të pritet me patjetër rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, pasi ende shumë vota në vendet vendimtare janë pa u numëruar. Gjithashtu ai ka shtuar se ka besim  në kontrollet dhe ekuilibrat e kushtetutës amerikane, si dhe duke bërë të qartë se do të bashkëpunonte me këdo që do të dilte fitues i garës.

“Le të jemi të qartë, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar do të punojë gjithmonë shumë, shumë ngushtë me këdo që është Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe ky do të jetë rasti, pavarësisht rezultatit të këtyre zgjedhjeve. ”- ka thënë Boris Johson.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në SHBA, vazhdon numërimi i votave, për zgjdhjen e presidentit. Joe Biden ka tashmë 264 vota elektorale, kundrejt Donald Trump që ka vetëm, 214. Ndërkohë deri më tani është zbuluar rezultati i 95% të votave në Pensilvani, ku në epërsi është Joe Biden. Ndërsa ditën e djeshme në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump ka thënë se në Pensilvani po manipulohen votat. Nga ana tjetër Joe Biden i duhen pak vota për të kapur minimumin e 270 votave elektorale që e bëjnë atë Presidentin e ardhshëm të SHBA-së.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment