Bota

Gara presidenciale në SHBA/ Nevada dhe Arizona zgjasin procesin e numërimit, votimi me postë shkakton probleme

Në Nevada kanë mbetur 63,000 fletëvotime për t’u numëruar, ndërsa për fletët e votimit me postë të mbërritura me vonesë do të duhet deri më 12 nëntor për t'u mbaruar. Sipas zyrtarëve në këtë shtetë Joe Biden është përpara me 11,500 vota.
Featured image of article: Gara presidenciale në SHBA/ Nevada dhe Arizona zgjasin procesin e numërimit, votimi me postë shkakton probleme Foto ilustruese

SHBA– Rezultati i votimeve për shpalljen e presidentit të ri në Amerikë, ende nuk ka përfunduar. Ndërkohë që deri më tani shtetet që ende nuk shpallur rezultatin janë pesë, Nevada, Arizona, Georgia, Karolina e Veriut dhe Pelsivania.

Nevada, Arizona dhe Georgia, ishin në proces përfundimi, por ditën e sotme kanë lajmëruar se ka vonesa. Ndërkohë që më parë rezultatet e shteteve dilnin më shpejt, këtë vit ndyshimi i mënyrës së votimit me postë kërkon më shumë ditë.

Sipas DailyMail, në Nevada kanë mbetur 63,000 fletëvotimi për t’u numëruar, ndërsa për fletët e votimit me postë të mbërritura me vonesë do të duhet deri më 12 nëntor për t’u mbaruar. Sipas zyrtarëve në këtë shtete Joe Biden është përpara me 11,500 vota.

Në Pensilvani, numërimi u ndal pastaj u rifillua në Filadelfia ndërsa fushata e Trump paditi duke pretenduar se ata nuk po lejohen të shikojnë numërimin, ndërsa në Pittsburgh, 35,000 vota nuk mund të numërohen ligjërisht deri të ditën e nësërme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në Arizona, kryetari i shtetit ka thënë se numërimi i 450,000 votave të atje nuk do të përfundojë deri të nesër. Ndërkohë Biden është përpara në Arizona, me rreth 67,000 vota. Nga 450,000 votat e mbetura atje, 300,000 janë në Maricopa ku Biden mban një epërsi prej dy pikësh dhe pritet të fitojë.

Në Georgia,shteti është në përfundim të 50,000 fletëve të votimit të fundit, por ka ende nuk ka deklaruar se kur mund të përfundoj. Ndërsa në Karolina e Veriut, nuk ka asnjë tregues se kur do të shpallet rezultati.

Në SHBA, vazhdon numërimi i votave, për zgjdhjen e Presidentit. Joe Biden ka tashmë 264 vota elektorale, kundrejt Donald Trump që ka vetëm, 214. Demokratit i duhen të paktën tre vota për të kapur minimumin e 270 votave elektorale që e bëjnë atë Presidentin e ardhshëm të SHBA-ve. E ndërsa Trump, do të duhet të fitojë të katër shtetet e mbetura që luajnë rol vendimtar për mandatin e radhës. Nevada, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Georgia, janë të vetmet tek të cilat numërimi s’ka përfunduar ende. Trump është në avantazh në të tre nga katër shtetet e mbetura përveç Nevadës. Në Nevada janë ‘mailvoting’, ende pa u numëruar të cilat favorizojnë Biden. Dhe vetëm Nevada do të mund ta çonte Biden në Shtëpinë e Bardhë.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment