Aktualitet

Të larguar nga drejtësia dhe pa qënë kurrë prokuror, skualifikohen tre kandidatë nga gara për SPAK

  • KLP/ Dalin emrat e 4 Prokurorëve të parë për SPAK
  • Tre kandidatë janë skualifikuar nga gara për të qënë pjesë e SPAK. Ata janë: Gëzim Cenaj, Fatmir Hoxha dhe Irena Nino. Hoxha dhe Nino janë skualifikuar pasi kanë janë larguar nga sistemi i drejtësisë me kërkesën e tyre. Ndërsa Cenaj është skualifikuar pasi nuk kishte qënë asnjë ditë prokuror.
    Featured image of article: Të larguar nga drejtësia dhe pa qënë kurrë prokuror, skualifikohen tre kandidatë nga gara për SPAK

    TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokruorisë ka skualifikuar nga gara tre kandidatë të cilët kishin aplikuar për të qënë pjesë e SPAK.

    Ata janë: Gëzim Cenaj, Fatmir Hoxha dhe Irena Nino. Hoxha dhe Nino janë skualifikuar pasi kanë janë larguar nga sistemi i drejtësisë me kërkesën e tyre. Ndërsa Cenaj është skualifikuar pasi nuk kishte qënë asnjë ditë prokuror.

    Prokurorët që e kanë kaluar Vettingun bëhen automatikisht pjesë e SPAK-ut. Deri më tani nga lista e Prokurorëve që kanë kaluar Vettingun janë Donika Prela, Vate Staka, Dritan Prenci dhe Arben Kraja. Ndërkohë që vazhdojnë garën për SPAK edhe 21 Prokurorë të tjerë.

    LISTA E KANDIDATËVE PËR SPAK:

    1-Arben Kraja, Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
    2-Altin Dumani, Prokuror në Prokuroria e Apelit të Krimeve të Rënda, Tiranë
    3- Anita Jella, Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.
    4-Anton Martini, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. 
    5-Behar Dibra, Prokuror pranë Prokurorisë për Krime të Rënda.
    6-Besim Hajdarmataj, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda
    7-Besnik Muci, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
    8-Doloreza Musabelliu, Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
    9-Donika Prela, Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Aktualisht drejtuese në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
    10-Dorina Bejko, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec.
    11-Dritan Prenci, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
    12-Edvin Kondili, Prokuror pranë Prokurorisë për Krime të Rënda.
    13-Ened Nakuci, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda
    14-Eugen Beci, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda
    15-Elida Kackini (Selami), Prokurore në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë
    16-Enkeleda Millonai, Prokurore në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, aktualisht drejtuese e kësaj Prokurorie.
    17-Enkeleda Osmani (Xhengo), Prokurore në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës
    18-Elizabeta Imeraj, Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
    19-Klodjan Braho, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.
    20-Maksim Sota, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë
    21-Manjola Kajana, Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
    22- Ndini Tavani, Prokuror ne Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
    23-Shkelzen Cena, Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Diber, aktualisht i komanduar në Prokurorinë e Tiranës.
    24-Vate Staka, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër
    25-Vladimir Mara, Prokuror në Prokurorinëpranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
    LISTA E KANDIDATËVE PËR SPAK
    LISTA E KANDIDATËVE PËR SPAK

    Çfarë është SPAK ose siç njihet ndryshe Prokuroria e Posaçme?

    SPAK është njësia që do të ndjekë çështjet penale në emër të shtetit shqiptar kundër korrupsionit të niveleve të larta drejtuese dhe krimit të organizuar, e cila do të përbëhet nga 13 prokurorë. SPAK ka të drejtë të përfaqësojë shtetin në të trija shkallët e gjyqësorit siç janë Gjykata e Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit dhe ajo e Lartë.

    SPAK është e pavarur në funksionim dhe ushtron detyrën përmes prokurorëve të Posaçëm që do të emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Prokurorët e SPAK do të kenë një mandat 9-vjeçar dhe ky mandat mund të ndërpritet vetëm nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment