Aktualitet

Gara për kryeprokuror/ Lista dërgohet të mërkurën në Kuvend, 30 ditë afat për të votuar kreun e PP

Kryeprokurorja e Përkohshme në detyrë Arta Marku dhe Fatjona Mençaj nuk e kanë ankimuar rezultatin e KLP-së. Listën e KLP aktualisht e kryeson prokurori i Krimeve të Rënda, Olsian Çela.
Featured image of article: Gara për kryeprokuror/ Lista dërgohet të mërkurën në Kuvend, 30 ditë afat për të votuar kreun e PP Foto ilustruese

TIRANË- Lista me kandidatët për kryeprokuror do të dërgohet të mërkurën në Kuvend. Lista në parlament mbërrin më datë 20 nëntor.

Kryeprokurorja e Përkohshme në detyrë Arta Marku dhe Fatjona Mençaj nuk e kanë ankimuar rezultatin e KLP-së. Listën e KLP aktualisht e kryeson prokurori i Krimeve të Rënda, Olsian Çela.

Pasi lista dërgohet në parlament, Kuvendi ka 30 ditë kohë të votojë prokurorin e përgjithshëm. Nëse dështon votimi në Kuvend, emërimin e bën KLP. Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëron kandidatin që kryeson listën për prokuror të përgjithshëm.

Në garë për kreun e Prokurorisë së Përgjithshme janë Fatjona Memçaj, Arta Marku dhe Olsian Çela. Prokuroroja e përkohshme Arta Marku, pak ditë më parë kërkoi një mnadat të plotë dhe pranoi se ka dështuar në punën e saj si kryeprokurore. Ajo u shpreh se nuk raporton për punën e saj tek kryeministri Edi Rama.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment